Zbardhet dokumenti me rregullat e reja për shkollat 9-vjeçare e të mesme! Radhiten prioritetet

Zbardhet dokumenti me rregullat e reja për shkollat 9-vjeçare e të mesme! Radhiten prioritetet

Shkolla Kosova, Tiranë

Mospërdorimi i celularit në shkollë, sigurimi që çdo nxënës që ka plotësuar moshën të regjistrohet, mbikëqyrja e kujdesshme e nxënësve që të mos braktisin shkollën, shërbimi social për të ndaluar dhunën dhe bullizmin në shkollë, janë këto rregullat e reja të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2022-2023.

Për arsimin e mesëm dhe të lartë në fokus do të jenë programet e shkëmbimit kulturor, erasmus dhe e-tëinning.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave që menaxhon arsimin profesional, hartuannjë udhëzim të përbashkët për veprimtarinë në shkolla, të cilat duhet t’i zbatojnë të gjitha institucionet e arsimit 9-vjeçar e të mesëm përgjatë 2022-2023.

RREGULLAT

Ndonëse ka katër vjet që përdorimi i celularëve është bërë i ndaluar, qoftë nga nxënës edhe mësues në ambientet e brendshme, shkollat rikujtohen për përgjegjësinë që duhet të mbajnë dhe masat që duhet të marrin për zbatimin e dy urdhrave të posaçme, hartuar për këtë qëllim, atij nr. 493 “Për mospërdorimin e telefonit celular gjatë procesit mësimor në shkolla” dhe udhëzimit nr.34 “Për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare”. Udhëzimi i ri shkon më tej, duke detyruar shkollat të pasqyrojnë në rregulloren e brendshme masat ndëshkuese për ata që shkelin urdhrin.

Për reduktimin e braktisjes shkollore, Ministria e Arsimit kërkohet të bashkëpunojë ngushtë me atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve që janë në moshë për shkollë.

Ndërsa vetë shkollat ngarkohen me përgjegjësinë e monitorimit të nxënësve braktisës apo potencial për braktisje si komunikimin me njësitë e posaçme që merren me fëmijët në situatë rruge.

Një tjetër pikë e rëndësishme është shërbimi psikosocial, i cili duhet të jetë në funksion në çdo shkollë, jo duke e lënë në harresë. Dokumenti ngarkon me përgjegjësi zyrat arsimore e drejtoritë rajonale për monitorimin e kësaj çështjeje për të cilën duhet të raportojnë dy herë në vit, në muajt janar e qershor.

Masa shtesë duhet të marrin shkollat për parandalimin e dhunës, përmes hartimit të një kalendari aktivitetesh ndërgjegjësuese, ngritjes së një këndi “Stop dhunës në shkollë”, si dhe monitorimit të komisioneve të disiplinës dhe komisioneve të etikës që merret me trajtimin e rasteve specifike në ambientet e institucioneve arsimore.

Për bullizimin gjithashtu urdhërohet ngritja e ekipeve “antibulling” në çdo shkollë si dhe hartimi i planeve konkrete për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

ARSIMI BAZË

Krijimi i një mjedisi miqësor, të sigurt dhe gjithëpërfshirës është fokusi i MAS-it në arsimin bazë që përfshin klasat I-V.

Po ashtu, trekëndëshi staf-komunitetprind shikohet kyç në krijimin e një modeli të ri të sjelljes së fëmijëve jo vetëm në ambientet e shkollës, por dhe jashtë saj.

Zbatimi i planeve mësimore sipas kurrikulave të mirëpërcaktuara është një detyrë parësore që duhet të ndiqet nga drejtoritë e shkollave që krahas saj duhet të kujdesen edhe për veprimtari të veçanta që promovojnë dashurinë për mjedisin, trashëgiminë kulturore e artistike.

Shtresat në nevojë, romët, egjiptianët, fëmijët me aftësi të kufizuar, të kthyer nga emigracioni apo viktima të mundshme të trafikimit duhet të shikohen me prioritet, sugjerohet në udhëzim. Një nismë me rëndësi e pilotuar që prej 2018-s “Bëjmë detyrat e shtëpisë” duhet të monitorohet dhe raportohet për të çdo tre muaj.

ARSIMI I MESËM I LARTË

Për këtë cikël mësimor, nga klasa VI-IX, kërkohet diçka më shumë se arsimi bazë. Ngritja dhe funksionimi i komisioneve multidisiplinore për fëmijët me aftësi ndryshe, zbatimi i programit “e-tëinning”, “Erasmus+” e të tjera.

Gjithashtu, seksionet dygjuhëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit, sipas udhëzimit, duhet të konsiderohen në veçanti. Privatët duhet të mbahen në korrent mbi urdhrat/udhëzimet e reja që dalin, vlerësimi i kritereve të licencimit dhe ushtrimit të veprimtarisë si dhe sistemimi i nxënësve në rast mbylljeje të shkollës.

Ndërsa këta të fundit duhet të raportojnë vazhdimisht pranë zyrave vendore, numrin e nxënësve, listën e mësuesve dhe çdo lloj statistike të miratuar.

D.GJ/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren e dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave

Shkodër/ Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren e dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave