Zbardhet drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin: Pragu elektoral 1%, kryetari i Partisë mund të kandidojë në disa zona, 1/3 e listave e mbyllur

"Edi Rama ishte vetë ai që i pa shqiptarët në sy dhe u tha që listat do të hapen. Ky mashtrim do të renditet si mashtrimi më i madh në historinë 30 vjeçare”, tha këtë të enjtë deputetja Rudina Hajdari në parlament.

Këmbëngulja e Rudina hajdarit se do të vijonte deri në fund betejën për lista të hapura 100% edhe mbi kërcënimet apo shantazhet, ra vetëm me një firmë!

9 deputetë të opozitës parlamentare firmosën një draft të Myslym Murrizit që në fakt, i lë hapësirë partive politike t'i mbyllin listat me 1/3-ën e numrit të përgjithshëm të kandidatëve në listë, ndërsa kërkohet që pragu i partisë për t'u futur në parlament propozohet të jetë 1% të votave në rang kombëtar, nga 3% që PS e specifikon në draftin e saj.

Kështu, Rudina  Hajdari, tërhiqet edhe nga zerimi i pragut.

Ndryshe nga rendi alfabetik që Hajdari kërkonte, drafti me propozime i zbardhur nga Report TV, i lejon subjektit politik të vendosë sipas dëshirës kandidatët, në rend shifror duke krijuar një listë preferenciale që kryetarët dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njëjtë si Partia Socialiste.

“Lista shumë emërore duhet të ketë të përcaktuar vendet e listës që nuk i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Numri i këtyre vendeve mund të jetë nga zero deri në jo më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të listës. Nga rirenditja përjashtohen kandidatët që nuk i janë nënshtruar votimit parapëlqyes, nëse ka pasur një të tillë, të cilët marrin pjesë të parët në shpërndarjen e mandateve”, thuhet në draft.

Kjo do të thotë, se kandidatët e radhitur të parët në listë, nuk mund të votohen nga elektorati, ndoshta për të respektuar kuotën gjinore, siç thonë disa zëra brenda opozitës parlamentare, megjithatë ky element nuk është i specifikuar në draft, që siç thanë të njëjtat burime, pritet të ketë korrigjime, pasi ng adisa prej deputetëve është firmosur në moment të fundit. Pra vota parapëlqyese do të shkojë vetëm për kandidatët jashtë zonës së sigurt të partisë.

Partia Socialiste nga ana tjetër, shpërndarjen e mandateve në listën me kandidatë të radhitur sipas preferencës së kryesisë së partisë, e bën përmes një mesatareje të numrit të votave në total për PS-në pjestuar me numrin e mandateve. Që do të thotë, se një kandidat ka shanse për t'u futur në listën fituese, vetëm nëse merr më shumë vota se kjo mesatare.

Në draftin e Murrizit dhe Hajdarit është kërkesa për të pasur një administratë të depolitizuar. Në draft thuhet se grupet e numërimit duhet të jenë anëtarë të zgjedhur nga Administrata Zgjedhore dhejo  përfaqësues të subjekteve politike. Depolitizimi i administratës zgjedhore është një pikë për të cilën nuk u dakordësua në Këshillin Politik për ta përfshirë në marrëveshjen e 5 qershorit.

Ndër të tjera, drafti i opozitës në Kuvend i lejon kryetarit të partisë të kandidojë në disa zona.

Ai që ka suprizuar është deputeti Andi Përmeti, i cili nuk i është bashkuar firmës së kolegëve të opozitës, por ka zgjedhur të bëjë një amendament për draftin e mazhorancës, me argumentin se është drafti që ka më shumë shanse të votohet në parlament. Përmeti kërkon që kryetari i partisë të ketë të drejtën të mbajë 1/të tretën e listës të mbyllur.

Në kushtet kur janë depozituar këto propozime në Kuvend, kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi përshpejtim  e punës së grupit që po punon për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ndërsa mazhoranca nuk duket shumë e qartë nga propozimi i Rudina Hajadarit.

"Lexova propozimin e Hajdarit dhe nuk kuptova asgjë", tha kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 24/09/2020 17:55

    C'FARE te thote myslymi murrizi te behet ,,,te tjeret jane te gjithe dallkauke....

    Përgjigju
  • Une them: 24/09/2020 15:11

    Pragu te jete me 100 veta nje oarti te futet ne parlament

    Përgjigju
  • Aiajo: 24/09/2020 14:15

    Pragu i ulet nuk eshte sh praktik per shqiperine, sepse ne te kaluaren ka treguar qe influenca e jashtme eshte tejmase e forte ne vendin tone. Ne gjermani eshte 5% kufiri. Per momentin ska ndonje parti te vogel qe ja vlen te permendet. 3% besoj se nuk eshte nje prag i pakalueshem per nje parti te re premtuese.

    Përgjigju
  • Charly: 24/09/2020 14:04

    Skane ku te punsohen partite e vogla 350000000 Americans ka ne dy parti

    Përgjigju
  • Charly: 24/09/2020 14:00

    350000000 Americans kane Dy parti Te media dhe nje Te gjelber ! 200000 shqiptar kame 10 party. Po ci doni !? Skane ku te punsohen keshtu qe populli duhet te paguaj per ta .....

    Përgjigju
  • Taulant: 24/09/2020 13:27

    Gjithe dallkauket do i fusni ne Parlament o Murriz, shume e ngrite steken zotrote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri