Drafti me 14 pika/ Meta 'i heq' kompetencat Kuvendit: Këshill Politik për çdo ndryshim në reformën në drejtësi

Report Tv ka zbardhur draftin që presidenti Meta i ka paraqitur opozitës jashtëparlamentare gjatë takimit të djeshëm. Në draft janë 14 pika, ku ajo që vihet re është se Meta kërkon ngritjen e një Këshilli Politik, që do të vendos për ndryshimet ligjore e Kushtetuese në Reformën në Drejtësi. Me Këshillin Politik njësoj si ai i ngritur për reformën zgjedhore, Presidenti Meta kërkon të njëjtën gjë edhe për Drejtësinë duke i hequr të drejtat për të vendosur parlamenti dhe gjithçka të vendoset në një tryezë politike mes partive.

Ky fakt duket se është fshehur gjatë takimit që ai zhvilloi me ambasadorët e vendeve të BE duke u përqendruar vetëm tek Reforma Zgjedhore dhe kjo ka nxitur reagimin e ashpër të ambasadores amerikane Yuri Kim dhe atij të BE, Luigi Soreca, duke u shprehur se  "fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta dhe se reforma duhet të vazhdojë para dhe të zbatohet me efikasitet".

Reforma në Drejtësi është një investim i drejtpërdrejtë i SHBA dhe kërkesat e Presidentit Meta për të ndërhyrë politikisht në këtë reformë solli reagimin e fortë të ambasadores Yuri Kim duke e cilësuar sabotim dhe se nuk do të lejohet duke i dërguar një mesazh të qartë dhe direkt Presidentit dhe të gjithë atyre që janë pjesë e planit të tij. Të njëjtin mesazh Yuri Kim dha dhe sot para takimit me KPA, duke u shprehur hapur se s'ka më pazare dhe lojëra me drejtësinë dhe zgjedhoren.

Pas reagimit të fortë të ambasadës së SHBA, i menjëhershëm ishte dhe ai i kryeministrit Rama duke e mbështetur atë dhe akuzuar Metën "se djajtë janë në tokë", ndërsa kryedemokrati Basha tha se ndryshimet nuk duhet të ndodhin në parlament pasi është ilegjitim, por nuk u shpreh kundër këtyre ndryshimeve që kërkoi presidenti që të zhvilloheshin jashtë tij.

Gjithashtu Meta kërkon që mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR,  duke lënë të kuptohet se nuk është pro ndryshimit të sistemi zgjedhor, të kërkuar me forcë nga opozita parlamentare, e cila ka thënë se do të vendos dhe veton për këtë çështje.

Në pikat e përmendura është edhe heqja e iniciativës së parlamentit për të ndryshuar formatin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas precedentit të krijuar me Arta Vorpsin, e cila u refuzuar nga Meta të bënte besimin dhe iu drejtua një noteri. Kjo solli një përplasje të fortë politike mes qeverisë dhe Presidencës, duke shkaktuar edhe një tubim më 2 mars, ku Ilir Meta kërcënoi se nëse parlamenti nuk tërhiqet nga kjo nisëm do ta shpërndajë atë.

Disa pika i ishin përkushtuar edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duke kërkuar largimin e Ardian Dvoranit me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë sipas radhës Presidenti - Parlamenti - Presidenti. Pjesë e veprimtarisë së këtij këshilli duhet të jetë edhe Avokati i Popullit.

Hapa pas deputetët e Kuvendit duhet të hedhin edhe për Paketën Antishpifje dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

14 pikat e platformës të paraqitur nga Presidenti  Ilir Meta dje:

1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti - Parlamenti - Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga "Paketa Anti-shpifje" dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Drafti me 14 pika në gjuhën angleze

(Kliko këtu për të lexuar draftin në gjuhën shqipe)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mitjuk: 24/05/2020 14:06

    USA dhe BE duhet te vazhdojn ta drejtojn REFORMEN ne DREJTESI me cdo kusht.Klasa politike SHqiptare asht e zhytun ne llum....

    Përgjigju
  • Iris: 23/05/2020 02:22

    Z.Dvorani duhet te jete njeriu me I ndershem aty,se Meta kthehet nga kthehet prape te z.Dvorani perfundon.Kaq gjynahe ka per te lare sa ka opsesion heqjen e z.Dvorani?!Po z.Dvorani ka te drejte vetoje ne vendime qe e ka kaq frike Meta?

    Përgjigju
  • Parlamenti: 22/05/2020 22:31

    Sipas koklopes cepanit i bie qe me miratimin e keshillit politik alla meta, ai me saliun te kontrollojne reformen ne drejtesi e ta vene ne sherbim te pasurive e parave qe vodhen per 30 vjet,qe e shqyen Shqiperine,e te nxjerrin parlamentin jashte funksioni, o zot keta vetem politikane nuk jane,por jane mafia me e tmershme ne glob. Ndalojini keta dinozaur se shqiptareve u ka vajtur thika ne eshter,mostrat e ndyra.

    Përgjigju
  • Kokelopa: 22/05/2020 18:07

    O fshatar President po kush i ha ato brockulla qe ke shkruar?Edhe lopet e Skraparit per bar nuk i pranojne.I pranon vec Thithllopa Kanibale e Gjirit te Lalxit qe ushqehet me vesh njeriu...

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 22/05/2020 16:25

    Nese flet z.meta per grusht shteti,me se miri e verteton propozimi i tij per eliminimin e rolit kushtetues re kuvendit te shqiperise dhe zevendesimin e tij nga komiteti politik ,a si quhet.eshte perpjekje e hapur per te rkthyer rolin percaktues te presidentit ne drejtesi. Nuk ka fare pune politika ne kete ceshtje,pra perfaqsues te partive politike.ata jane konkretisht deputetet e parlamentit.kjo eshte perpjekje per te rehabilituar vehten ne kundershtim me kushtetuten,pas djegjes se mandateve,duke u masturbuar se "pa ne nuk ka reforme"kur them ne ,eshte fjala per individe dhe pastaj si force politike.vini re,edhe deputetet e tanishem nga lista kerkojne te braktisin anijet e mbytura pd-lsi,duke menduar per parti te re politike.ora meqe jane forca politike te abandonuara,te falimentuara,kerkojne shteg kompromisi per rehabilitim.edi rama ben shkelje te rende te kushtetutes duke pranuar te vere kontroll politik mbi ecurine e reformes,qofte edhe me pjesmarrje te huaj.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 22/05/2020 14:48

    Deputetet jane te vetmit qe, jane te zgjedhurit e popullit.Andaj Kuvendit aksush e as Presidenti qe, del nga pazaretn e partive,sic erdhi Meta nga PS-ja e LSI-ja.Nuk kane te drejte Kushtetuese e as moral politik e kombetar qe, besimin e sovranit t'a ndryshojne me asnje dekret apo vendim, qofte ai presidencial,apo qeveritar. Sovrani ka dhene besimin dhe fjala e Tij eshte fjala e Zotit per ate vend, popull dhe shtet.

    Përgjigju
  • Sala: 22/05/2020 14:10

    Ja dhe komiteti qendror i presidentit

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 22/05/2020 13:50

    Ja ka shkruajtur bes kallaku me cim peken,rama eshte me kto hajdut turp

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/05/2020 13:40

    I kerkojme Drejtesise dhe Spakut Te nise menjehere veprimet per te mare te Pandehur Kryekriminelin hajdutin dhe vrasesin Pseudopresidentin e fatkeqesise tone Shqipetar Ilir meta me dosjet kriminale te tij Aq me teper qe ky njeri eshte bashkuar me opoziten po te sabotuar Reformen ne Drejtesi

    Përgjigju
  • edi: 22/05/2020 13:19

    Meta KOMUNIST dhe Ilegjitim Eshkuara e tije si nje gjoja demokrat ka bere Vjellje mashtrime dhe vrasje Te gjithe mbas Fadromes ne gjirin e Lalezit te shkaterrojne vilat e Metes e Berishes dhe te ngrihen Lagjet per ato qe humben shtepite gjate Termetit Fusha eshte aq e madhe sa mund te ndertohen lagje sa nje qytet modern Hiqni nga Qeveria dhe presidenca njerez qe fyejne kombi dhe Shqipetaret me qendrimin e tyre ne Qeveri fyhet Kombi sepse ishin dhe jane fosilje e ardhur nga KOMUNIZMI

    Përgjigju
  • Zen: 22/05/2020 12:21

    Plehra e skraparit kerkon te beje grusht shteti duke vendosur si Enver Hoxha me PPSH dhe duke u bere Sekretar i Pare i Komitetit Qendror/ ose thene ndryshe Sekretar i Pare i Keshillit Politik !!!!!!!!!! Ta harroje ! Po shpejton vetem hapjen e varrit te vet dhe asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Sifi: 22/05/2020 12:01

    Piji lengun 14 pikave se nuk ke te drejte te kundershtosh Kushtetuten e vendit .Shqiperia eshte Republike parlamentare dhe nuk ka zot te anashkaloje kuvendin,,ndryshe quhet grusht shteti insitucional.Je fugure honorifike dhe nuk ke te drejte vendimarrje .

    Përgjigju
  • Refat Lala: 22/05/2020 10:46

    Nuk mund te rrine qelbesirat e kombit pa bere pislleqe ne kurriz te popullit fukara. Kane 30 vjet qe bejne pazare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Allegri 'largon' Chiesan: Ka ende për të mësuar, Cagliari ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Allegri 'largon' Chiesan: Ka ende për të mësuar, Cagliari ndeshja më e rëndësishme e sezonit