Zbardhet grabitja e kambistit në Korçë, autorët vodhën 4 mln lekë të reja! 33-vjeçari i arrestuar nuk pranon të flasë në polici

Zbardhet grabitja e kambistit në Korçë, autorët vodhën 4 mln lekë të reja! 33-vjeçari i arrestuar nuk pranon të flasë në polici

Pamje nga vendngjarja

Autori i arrestuar ditën e djeshme për grabitjen e një banese në Korçë nuk ka pranuar të flasë përpara policisë.

Ai është identifikuar si Agim Çaçi nga Moglica dhe banues në Durrës nëpërmjetshenjave të gishtave të marra në spitalin e Korçës.

Policia njofton se 3 autorët vodhën një shumë prej 4.000.000 lekë nga banesa e 57-vjeçarit Shefqet Muço.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku tre shtetas i vodhën me dhunë një sasi prej 4.000.000 lekësh, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Korçë" - njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e rëndë me dashje".

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:10 në lagjen nr.1 në rrugën e "Bilbilave" ku tre persona grabitën banesën e kambistit Shefqet Muço.

Ata vodhën një shumë të konsiderueshme parash dhe u larguan ndërsa Agim Çaçi u përlesh me Muçon, ndaj dhe u arrestua nga policia.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale