Zbardhet motivi i dorëheqjes/ Tufa: 'Qentë e diktaturës' i janë afruar shumë familjes sime... e di kush më ka kërcënuar (LETRA)

Zbardhet motivi i dorëheqjes/ Tufa: 'Qentë e diktaturës' i janë afruar shumë familjes sime... e di kush më ka kërcënuar (LETRA)

TIRANË- Në një letër 5 faqësh, Agron Tufa ka dhënë motivet e dorëheqjes së tij nga posti drejtorit ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Tashmë në Zvicër, Tufa shkruan se ka kërkuar azil politik, pas ka marrë kërcënime të vazhdueshme për jetën. Madje, ai shkuan se në dy herë brenda muajit nëntor, këta persona për të cilin shprehet se e di se kush janë dhe çfarë janë të aftë të bëjnë, i kanë kërcënuar dhe familjen e tij.

"Dy herët e fundit, brenda muajit nëntor, qentë e liruar nga zinxhirët  e diktaturës së vjetër në diktaturën e re  iu afruan shumë familjes sime. Kush do më mbronte mua dhe fëmijët e mi? Unë pata kohën e mjaftueshme për të kuptuar kush janë ata dhe çfarë janë në gjendje të bërë. Mjafton e kaluara e tyre. Qëndrimi im i mëtejshëm në punën time, në atdheun tim dhe të fëmijëve të mi, në të drejtën time do të ishte i palogjikshëm, përderisa do të kishte, siç jam i bindur , një çmim tragjik kurrë më të kthyeshëm. Dhe kjo nuk do të gjente më kurrë as përgjigje njerëzore dhe as hyjnore.  Misioni im do të vazhdojë në kushte jo më pak të efektshme se ato që pata kënaqësinë dhe krenarinë të kem brenda ISKK. Jam i sigurt se kolegët e mi janë po aq të aftë (në mos më të aftë) ta shtyjnë përpara misionin e zbardhjes së Krimeve të Komunizmit, ashtu siç kanë tashmë përvojën, qartësinë dhe përkushtimin nën drejtimin dhe sugjerimet tuaja", thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjen.

Dorëheqja i është dërguar kreut të Bordit, ISKK, Uran Butka, teksa ka vënë në dijeni presidentit Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Tufa ka denoncuar prej kohësh se po kërcënohet nga disa persona pasi sipas tij ka një dosje ku janë të përfshirë emra që sot kanë poste drejtuese dhe në të kaluarën kanë kryer krime, kanë persekutuar dhe plaçkitur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nje shqiptar: 04/12/2019 13:59

    Ky ka rrahur ujin ne hava per vite me rradhe, me parate tona. Tani do ti kene shterruar parate dhe po kerkon menyre te tjera jetese pa punuar. Mesa di une ky prezantohet si 'shkrimtar'. Nuk me vijne nder mend tituj te veprave te tij, po nejse. Ta zeme se eshte vertet shkrimtar, me apo pa lexues. Cfare pune ka ky, si shkrimtar me profesion, te merret me historine!? Me ate teme qe e ka bere te njohur kete neper media, krimet e komunizmit pra, mund te merren (profesionalisht) disa kategori te caktuara profesionistesh, p.sh. historianet, ata qe merren me kerkime shkencore (punetoret kerkimore-shkencore), ose edhe hetuesit/prokuroret, po pati krime nga ata qe quhen cold-case, raste te vjetra qe perbejne veper penale. Ca lidhje ka shkrimtari!? Po ne cfare taksirati kemi, duke patur me dhjetera studjues profesioniste pa pune, sepse s'kane fonde, te paguajme nje njeri jo te sektorit!? Te mos mjaftonin keto, tani na prrallis edhe se po ikerka pse e paskan kercenuar per pune gjakpirje te diktatorit!

    Përgjigju
  • ANNA: 04/12/2019 07:30

    Bere mire qe ike se si shume perpjete kishe marre.

    Përgjigju
  • Kola: 04/12/2019 01:09

    Komunizmi per fatin e keq i ka rranjet ngulun madje thelle ne mushkrite e nje pjese vulgare te shoqerise sone. Faqezeste dhe shpirtligjte vellazen te shkive e shikojne shqiptarin jo si alla por si armik. Rrace e ndyer sllavo komuniste. Ju duhet me u djege me napalm. Se vec keshtu clirohet vendi prej cmendurise komuniste. Ambasadat e hueja duhet te raportojne nder kancelarite e vendeve te tyne kete ngjarje qe flet shume per si dhe sa asht kry dekomunistizimi i Shqiperise.

    Përgjigju
  • Okkkk: 03/12/2019 23:01

    Po thuaji emrat te pakten kush jane, meqe ike e shpetove tani, ti dime e te ruhemi ne tjeret

    Përgjigju
  • Tosi: 03/12/2019 22:27

    Fytyrë e urryer në Shqipëri sikur është Sali Protopapapes dhe Hysni Lepenices, shkofshi në të s'emes moj farë e keqq që vetëm helm nxjerr nga goja. Luftën na_cl nuk mund ta erresoje kjo laraske politike

    Përgjigju
    • Hunda: 04/12/2019 05:23

      HAHAH Plako ish-pionier pensionist. Tradhetare quheshin dhe quhen nga xhihadistet sllavo-komuniste vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk ishte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.

  • Populli: 03/12/2019 22:15

    MASHTRUES SE KUJT PO I RRUHEJ PËR TY ME NJË MIJË HALLE QË KANË SHQIPTARËT NJË ZOT E DI. IKJE THYEJE QAFËN POR JO NA DEL E THUA MË KËRCËNUAN, TY NUK TË KA NJERI NË LLOGARI

    Përgjigju
  • Irma: 03/12/2019 22:01

    Skenare e trill ime. Kush Ta ka ngene ty o Tufa. Cfare vlerash ke ti!?! Zero. Ke kaq kohe qe pergatit skenarin qe Te justifikosh azilin politik. Kete filmin tend nuk Ka per ta pare njeri.

    Përgjigju
  • Miti: 03/12/2019 21:47

    Denoncoji publikisht nqs ke dokumenta apo deshmi konkrete. Perndryshe duke i mbajtur nen tavoline keto dosje kthehesh ne shantazhues dhe je i pabesueshem.

    Përgjigju
  • peoples: 03/12/2019 21:41

    Iku dhe nje pleh njeri i peshtire...ta gezosh pensionin ne qofte se zvicra nuk ta kupton hilene

    Përgjigju
    • Berti: 04/12/2019 05:25

      Ata dhe te tjere nuk tradhetuan sllavo-komunistet qe te quheshin tradhetare prej sllavo-komunisteve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale