Zbardhet procesi i
zgjedhjeve brenda PD-së

Zbardhet procesi i<br />zgjedhjeve brenda PD-së
TIRANE- Zgjedhjet e brendshme brenda PD-së do të përfundojnë në fund të muajit janar. Burime nga selia blu bëjnë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se strukturat organizative të Partisë kanë nisur punën për të përpiluar listat e kandidatëve si edhe të votuesve të cilët do të marrin pjesë në përcaktimin e drejtuesve të ri të partisë. Pavarësisht se vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha theksoi para disa ditësh se ky proces do të zgjas disa muaj, nga selia blu bëhet me dije se vet kryetari do ti përshpejtoj këto procedura në mënyrë që strukturat e partisë të jetë gati për reformën administrative që pritet që të bëhet vitin e ardhshëm.

Procesi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pasur si kryefjalë të tij në momentin kur u vendos në krye të partisë se përgjegjësit për humbjen do të mbajnë pasojat e tyre. Kjo deklaratë e Bashës duket se ka qenë duke u vënë në zbatim përgjatë këtyre muajve heshtje nga ana e strukturave të PD-së, pasi shtabet elektorale të Partisë kanë qenë duke përpiluar listat e personave që kanë votuar pro PD-së. Konkretisht në bazë të sondazheve që selia blu bëri përpara zgjedhjeve, rezultoi se numri i votuesve do të ishte shumë më i lartë se personat që vendosën pro demokratëve në 23 qershor. Sipas burimeve nga PD-ja, bëhet me dije se ky elektorat ka rënë me rreth 40 për qind dhe për këtë gjë PD-së i është dashur disa muaj për të evidentuar personat që e “mashtruan” partinë në sondazhet e bëra.

Zgjedhjet brenda strukturave të PD-së do të bëhen edhe për të eliminuar të gjitha përçarjet që po kalon Partia Demokratike. Pavarësisht se kreu i PD-së e pohoi disa dit më parë në mënyrë të zbutur këtë gjë, rreziku u ndarjes së grupit të deputetëve duket se është shumë real. Kjo pasi Basha theksoi se brenda partisë ka diversitete dhe jo përçarje. Por duke parë qendrimet e ditëve të fundit të disa eksponentëve brenda PD-së vihet re se kryetari kërkon që këto eksponent ti bëj për vete, duke i futur në vallen e përgjegjësve të humbjes në 23 qershorë.

Aktualisht Partia Demokratike ka 106 mijë anëtarë dhe këto persona do të zgjedhin krerët e ri drejtues të PD-së. I gjithë procesi i përzgjedhjes së krerëve të degëve, grupseksioneve, shtabeve elektroale etj, do të bëhet nëpërmjet formulës një anëtarë një votë, pra me të njëjtën formulë me të cilën është zgjedhur vet kreu i PD-së. Por kjo gjë duket se do të has disa probleme pasi ndryshe nga zgjedhja e Bashës në krye të PD-së, për grupseksionet apo për degët e PD-së nuk mund të votojnë të gjithë anëtarët e Partisë, por vetëm ata individ të cilën bëjën pjesë në zonën e posaçme elektorale.

Kësisoj lind problemi se disa krerë të PD-së mund të zgjidhen me shumë pak anëtarë dhe për këtë drejtuesit më të lartë të selisë qendrore po përgatisin procesion e anëtarësimeve të reja. Por sipas burimeve nga PD-ja, kjo gjë do të has disa probleme pasi me humbjen që kjo parti pësoi në 23 qershor, numri i personave që kërkojnë që të anëtarësohen është shumë i vogël.

Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët