Zbardhet relacioni për shkarkimin e Arben Malajt, qeveria: Shkeli rëndë kodin etik

Është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit arsyetimi i Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesën për pezullimin e Arben Malajt nga detyra e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Arsyeja kryesore janë daljet publike të ish ministrit të Financave Arben Malaj. Në relacion thuhet se Shërbimi i Monitorimit i ka përcjellë Kuvendit shqetësimin për rastet e daljeve publike të anëtarit të Këshillit që shpesh kanë qenë me karakter politik, qëndrime personale, të palidhura me politika mbikëqyrjeje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështje të diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

 “Personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë” thuhet më tej në relacion.

Për sa më lart Këshilli i Ministrave i ka kërkuar edhe Këshillit Mbikëqyrës që të marrë në shqyrtim zbatimin e Kodit të Etikës nga anëtarët dhe të dalë me një vlerësim përfundimtar lidhur me zotin Malaj. Por, pavarësisht se ka kërkuar dy muaj më parë një vlerësim për këtë rast, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Këshilli Mbikëqyrës.

Për këtë arsye Këshilli i Ministrave argumenton se ky është një refuzim pa asnjë justifikim ligjor, ndaj një sjelljeje joetike.  Me tej vazhdon duke thënë se ky është refuzim i hapur i respektimit dhe zbatimit të ligjit mbi të cilin anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të udhëhiqen dhe tentativë për pengimin e Kuvendit për të zbatuar ligjin në një rast evident të shkeljes së tij.

Në mungesë të një përgjigjeje nga Banka e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave shprehet se do të ndjekë të gjitha hapat e duhura, konkretisht duke  i propozuar Kuvendit shkarkimin nga detyra të Arben Malajt.

(Kliko këtu për të lexuar relacionin e plotë për shkarkimin e Arben Malaj)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet