Zbardhet shkaku i masakrës në Buçimas, gjyshja ndërhyri të mbronte mbesën nga i ati! Autori do vriste vajzën për telefonin

Zbardhen detaje të reja nga masakra e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas të Pogradecit. Të afërmit e viktimës shprehen se e gjithë ngjarja ka nisur për një telefon, që zotëronte vajza 15-vjeçare e autorit.

44-vjeçari Olsi Çekiçi ka dashur të vrasë vajzën e tij për shkak të një telefoni, por ka ndërhyrë nëna e tij për të mbrojtur mbesën e mitur.

Ky ka qenë shkaku i konflikti që fillimisht nisi verbalisht dhe përfundoi me masakrimin e 70-vjeçares Firdes Çekiçi.

Një i afërm i viktimës, shprehet se ngjarja nisi për një telefon, ku 44-vjeçari e ka parë në dorën e vajzës së tij dhe ka tentuar ta vrasë. Nëna është futur për të mbrojtur mbesën dhe e pësoi ajo.

"Shkaku është bërë një telefon që ka gjetur, një telefon të çupës. Për ta mbrojtur gjyshja doli para dhe e pësoi ajo. E ëma ka qenë një njeri shumë i mirë, për mbrojtje për vajzën, ndodhi kjo që ndodhi. Në shtëpi rrinin ato të katër, nuk kishte njeri tjetër. Për telefonin e vajzës iku një jetë", tha një i afërm i viktimës.

Ai ka akuzuar institucionet që e kanë lënë të lirë 44-vjeçarin, i cili vuante nga problemet mendore, ndërsa shton se ai ushtronte dhunë ndaj të ëmës dhe ajo e kishte denoncuar disa herë, për që ishte tërhequr pasi i dhimbsej se e kishte djalë.

"Për mendimin tim them çfarë është ai doktor që e lëshoi. Ajo ka barë disa denoncime dhe e tërhoqi, se evlat kush do që t'i rrijë djali në burg. Faji këtu është i institucioneve që nuk kontrollojnë", u shpreh i afërmi.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe mjeku psikiatër Gentian Cala, i cili ka vizituar më parë 44-vjeçarin me probleme mendore, Olsi Çekiçi. Ai shprehet se 44-vjeçari vuante nga çrregullimet mendore si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike dhe se nën efektin e tyre dhunonte anëtarët e familjes. Mjeku psikiatër shprehet se autori nuk pranonte të merrte mjekime, ndërsa e ëma, e mbetur viktimë në këtë ngjarje, shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin.

"Autori i krimit vuante nga çrregullime mendore, të cilat kishin si shkak përdorimin e substancave narkotike. 44-vjeçari, nën efektin e narkotikëve dhunonte anëtarët e familjes. 44-vjeçari nuk pranonte të merrte mjekime. E ëma shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin", tha Gentina Cala, mjek psikiatër.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë , familja Çekiçi ka hapur sot dyert e mortit. Të afërmit, me dhimbje dhe lot në sy, shprehen se Firdes Çekiçi, 70 vjeç, ishte një 'shpirt njeriu', një grua mjaft e vlerësuar dhe e dashur në fshat, që fatkeqësisht jeta e saj u mbyll në një mënyrë tragjike nga dora e të birit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bucimas të Pogradecit, ku 44-vjeçari Olsi Çekiçi me probleme mendore ka masakruar me thikë nënën e tij. Autori i ngjarjes makabër Olsi Çekiçi pas një konflikt verbal me të ëmën, Firdes Çekiçi, ka rrëmbyer thikën nga kuzhina dhe e ka goditur atë. Më pas i ka prerë kokën me kosë dhe ia ka varur tek porta e shtëpisë me gjakftohtësi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:40
Ngjarja e rëndë në Buçimas, familja hap dyert e mortit (VIDEO)

Familja Çekiçi hap dyert e mortit, një ditë pas ngjarjes makabër të vrasjes së nënës 70-vjeçare nga i biri, i cili vuante nga problemet mendore. Të afërmit e familjes kanë hapur dyert për të pritur vizitat, ndërsa shprehin dhimbjen për ngjarjen e rëndë.

Të afërmit shprehen se Firdes Çekiçi, 70 vjeç, ishte një 'shpirt njeriu', një grua mjaft e vlerësuar dhe e dashur në fshat, që fatkeqësisht jeta e saj u mbyll në një mënyrë tragjike nga dora e të birit.

Viktima Firdes Çekiçi
Ora 09:31
Masakra në Buçimas, mjeku psikiatër: Autori vuante nga çrregullime mendore për shkak të drogës, nuk pranonte të merrte mjekime

1596785376_olsian.jpg

Autori Olsi Çekiçi

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Buçimas në Pogradec ka folur edhe mjeku psikiatër Gentian Cala, i cili ka vizituar më parë  44-vjeçarin me probleme mendore, Olsi Çekiçi.

Ai shprehet se 44-vjeçari vuante nga çrregullimet mendore si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike dhe se nën efektin e tyre dhunonte anëtarët e familjes. Mjeku psikiatër shprehet se autori nuk pranonte të merrte mjekime, ndërsa e ëma, e mbetur viktimë në këtë ngjarje, shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin.

"Autori i krimit vuante nga çrregullime mendore, të cilat kishin si shkak përdorimin e substancave narkotike. 44-vjeçari, nën efektin e narkotikëve dhunonte anëtarët e familjes. 44-vjeçari nuk pranonte të merrte mjekime. E ëma shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin", tha Gentina Cala, mjek psikiatër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/08/2020 23:19

    Ky doktori(nuk e di ne eshte I njejti qe ka firmosur lirimin nga spitali) mendoj qe po e dredh.Nuk kemi degjuar ndonje te behet skizofren per shkak te drogave.E verteta eshte qe njerezit qe vuajne nga skizofrenia,drogat ua perkeqesojne gjendjen,kjo vlen edhe per disa semundje te tjera mendore. Marjuana mjekesore eshte e mire per kontollin e ankthit e depresionit ,por duhet dhene nga mjeku, pasi ke kaluar ne komision.Gjithashtu ne U.S.A.per rastet agresive-skizofrene eshte bere ligj qe I detyrojne me force ti marrin ilacet,si dhe ti shtrojne me force ne spitale.Nuk e di ne se Shqiperia ka ligje te tilla ,por do ishte mire ti kishte e sa per nenen qe terhoqi akuzen,duhet qe prinderit shqiptare t'i japin fund mbrojtjes ,shfaqesimit e perkrahjes te femijeve per raste te tilla,por dhe per krime.Shikoni pasojat.

    Përgjigju
  • LORA: 07/08/2020 19:16

    Cdo e keqe,sado ekstreme ,bart ndonje te mire;qe vajza shpetoi nga baba-muti, ne saje te sakrifices vetmohuese te Gjyshes se saj.

    Përgjigju
  • nuriu: 07/08/2020 18:22

    Keshtu ndodh kur te cmendurit lihen te lire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë