Qeveria blindon SPAK-un dhe Byronë e Hetimit, mbrojtje personale për gjyqtarët dhe prokurorët (VENDIMI)

Qeveria blindon SPAK-un dhe Byronë e Hetimit, mbrojtje personale për gjyqtarët dhe prokurorët (VENDIMI)

TIRANE-Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa vendime të rëndësishme nga shkarkime nga detyra drejtorit të Tatimeve, drejtoreshës së Bibliotekës, miratimin e rregullave në lidhje me sigurinë e SPAK-ut, Byrosë së Hetimit dhe drejtuesve të tyre, por edhe dhënien e fondeve për shqiptarët në Malin e Zi dhe Serbi, por rritjen e numrit të punonjësve me kontratë të pjesshme në administratë për këtë vit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Qeveria miraton vendimin, ja si do të blindohet SPAK-u me Byronë e Hetimit dhe drejtuesit

1562770894_1553152347drejtesia.jpg
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për mbrojtjen dhe sigurinë e Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale, të projektuar për ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta. Për garantimin e sigurisë së organeve të reja antikorrupsion ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Vendimi nis me rregulla të forta për hyrjen e në godinat e SPAK-ut. Sipas vendimit, hyrjet kryesore të godinës mbikëqyren nga një ose disa punonjës të sigurisë. Është parashikuar edhe një dalje emergjence në rastet kur jepet urdhër për evakuim nga kryetari i institucionit përkatës.

Parashikohen edhe disa rregulla bazë të sigurisë që nga pajisja me detektorë elektronikë, të cilët vendosen pranë hyrjes kryesore, vendosja e pajisjeve për fikjen e zjarrit, sinjalizimi i daljes së emergjencës si dhe pajisja me sistemin e kamerave të vëzhgimit dhe atë elektronik të lejimit të hyrjes në godinë, si dhe në server të ruajtjes së këtyre të dhënave për një periudhë 6-mujore deri në 1 vit. Ndërkaq, sipas vendimit, personeli i sigurisë garanton rendin dhe sigurinë në hyrjet publike të institucionit përkatës, në portat për hyrjen e automjeteve dhe hapësirën e parkimit, në sallën e gjyqit, nëse i kërkohet nga kryetari i trupit gjykues dhe në ambientet e tjera të brendshme të godinës së institucionit përkatës, të cilat përfshijnë kryesisht korridoret lidhëse pranë zyrave.

Personeli i sigurisë mund të kontrollojë hyrjen e godinës apo të kontrollojë automjetet dhe personat që dyshohen se përbëjnë rrezik për sigurinë e mjediseve. Lejohet të verifikojnë identitetin e personave që hyjnë, qëndrojnë ose largohen nga ambientet e institucionit, nëpërmjet ekzaminimit të dokumenteve të identitetit të atij personi. Në rast se personi që hyn nuk posedon dokument identifikimi, identifikimi i tyre mund të konfirmohet në një mënyrë tjetër të përshtatshme. Në rast se identiteti i personit nuk mund të konfirmohet, personeli i sigurimit nuk lejon hyrjen në institucion. Sipas vendimit, përveç rasteve përjashtimore të parashikuara në legjislacionin në fuqi, në ambientet e institucionit nuk lejohet mbajtja e sendeve si armë zjarri; eksplozivë; thika të çfarëdolloj gjatësie; sende të mprehta ose me majë (duke përfshirë: brisqe, gërshërë, kaçavida ose çdo send tjetër të ngjashëm); spray për mbrojtje; pranga; lëndë dhe substanca narkotike dhe çdo mjet tjetër që mund të përbëjë rrezik për sigurinë dhe rendin në institucion.

Në rastin kur mbajtja e sendeve të ndaluara përbën vepër penale, personeli i sigurisë autorizohet të ndalojë mbajtësin e tyre dhe të njoftojë menjëherë policinë gjyqësore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Detyrat e personelit të sigurisë janë të sigurojnë ndalimin e hyrjes për personat, të cilët paraqesin rrezik për sigurinë e personave ose godinës në institucionin përkatës, të ushtrojnë kontroll personal nëpërmjet pajisjeve teknike dhe të inspektojnë çantat e personave që hyjnë në ambientet e brendshme të institucionit, të informojnë kryetarin për sjellje të dyshimta, të marrin masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve të palejuara, të përdorin forcën fizike në përputhje dhe proporcion me rastet që e kanë diktuar atë dhe aq sa është e nevojshme, të raportojnë pranë kryetarit telefonatat që përmbajnë kërcënime të shprehura apo nënkuptojnë mundësinë e një rreziku për gjyqtarët apo punonjësit e institucioneve përkatëse etj.

Vendimi i plotë me rregullat specifike
Vendosi; Miratimin e rregullave të hollësishme për procedurat në lidhje me garantimin e sigurisë në mjediset e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

I. OBJEKTI DHE FUSHA E ZBATIMIT

Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave të hollësishme për procedurat në lidhje me garantimin e sigurisë së mjediseve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këto rregulla nuk duhet të cenojnë veprimtarinë gjyqësore dhe administrative të institucioneve si dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore, në mënyrë publike e transparente.

II. PËRKUFIZIME

Në kuptim të këtij vendimi, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë:
1. “Personeli i sigurisë”, punonjësit e ngarkuar për të garantuar rendin dhe sigurinë në gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë pjesë e shërbimit të vijueshëm të Policisë së Shtetit, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
2. “Institucion”, gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, sipas kuptimit të dhënë në ligjin nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
3. “Ambiente”, ambientet e brendshme të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe trualli funksional përreth, duke përfshirë edhe parkingun për automjetet.
4. “Kryetar”, kryetari i gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
5. “Siguria e godinës”, ndalimi i hyrjes së paligjshme, dëmtimi dhe kryerja e akteve të dhunshme ndaj ambienteve, sjellja e eksplozivëve, e armëve ose sendeve të tjera që mund të përdoren si armë, ose çdo aktiviteti tjetër të paligjshëm ndaj ambienteve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
6. “Sistemi i sigurisë”, sistemi ku ndodhen këto institucione, që përbëhet nga perimetri rrethues i godinës, deri ku shtrihet më tej ai i vëzhgimit apo kontrollit të autorizuar në rast nevoje të parandalimit të rrezikut, ai i sinjalizimit të hyrjeve të parregullta, metal-dedektorët, sistemi i kamera- vëzhgimit, ai elektronik i lejimit e kufizimit të aksesit në hyrjet e institucioneve, ruajtja e të dhënave të tyre, punonjësit e sigurisë.

III. RREGULLAT E SIGURISË

1. Hyrja në godinë:
a) Hyrjet kryesore të godinës mbikëqyren nga një ose disa punonjës të sigurisë.
b) Kryetari i institucionit përkatës autorizon personelin si dhe persona të tjerë, të hyjnë në ambientet e tyre, nëpërmjet një hyrjeje të veçantë.
c) Hyrja e veçantë, e parashikuar në shkronjën “b”, shërben edhe si dalje emergjence në rastet kur jepet urdhër për evakuim nga kryetari i institucionit përkatës.
2. Hyrja e automjeteve:
a) Hyrja e automjeteve në ambientet e institucioneve të përcaktuara sipas këtij vendimi realizohet përmes portave të veçanta për hyrjen e automjeteve.
b) Hyrja e automjeteve mbikëqyret me punonjës sigurie.
3. Siguria në godinën e institucionit:
a) Kryetari i institucionit përkatës, në bashkëpunim me titullarin e strukturës së policisë, përcakton rregulla të hollësishme lidhur me vendosjen e pajisjeve të nevojshme të sigurisë në hyrjen kryesore dhe në brendësi të godinës së institucionit përkatës, në varësi të shkallës së rrezikshmërisë të vlerësuar në vijimësi.
4. Rregullat bazë të sigurisë që duhet të përmbushen janë, si më poshtë vijon:
a) Pajisja me detektorë elektronikë, të cilët vendosen pranë hyrjes kryesore;
b) Vendosja e pajisjeve për fikjen e zjarrit;
c) Sinjalizimi i daljes së emergjencës;
ç) Harta e ambienteve të godinës së institucionit përkatës;
d) Pajisja me mjete të sigurisë (çelësa, karta apo mjete të tjera të kësaj natyre) e punonjësve të administratës së institucionit përkatës, me qëllim realizimin e hyrjes nëpërmjet hyrjes së veçantë të godinës së institucionit përkatës;
dh) Pajisja me sistemin e kamerave të vëzhgimit dhe atë elektronik të lejimit të hyrjes në godinë, si dhe në server të ruajtjes së këtyre të dhënave për një periudhë 6-mujore deri në 1 vit.
5. Informacioni i përmbledhur për rregullat bazë të sigurisë shpallet në një vend të dukshëm në ambientet hyrëse të institucionit përkatës.

IV. PERSONELI I SIGURISË

1. Personeli i sigurisë garanton rendin dhe sigurinë në:
a) hyrjet publike të institucionit përkatës;
b) portat për hyrjen e automjeteve dhe hapësirën e parkimit;
c) sallën e gjyqit, nëse i kërkohet nga kryetari i trupit gjykues. Në rastin kur ka të pandehur/të arrestuar është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ajo që bën shoqërimin dhe sigurimin e tyre;
ç) ambientet e tjera të brendshme të godinës së institucionit përkatës, të cilat përfshijnë kryesisht korridoret lidhëse pranë zyrave.
2. Personeli i sigurisë mund të kontrollojë hyrjen e godinës apo të kontrollojë automjetet dhe personat që dyshohen se përbëjnë rrezik për sigurinë e mjediseve, brenda një perimetri prej 5 metrash rreth godinës së gjykatës, duke nisur prej vijës së objektit.
3. Procedurat e verifikimit dhe të kontrollit të personave nga personeli i sigurisë janë, si më poshtë vijon:
a) Lejohet të verifikojnë identitetin e personave që hyjnë, qëndrojnë ose largohen nga ambientet e institucionit, nëpërmjet ekzaminimit të dokumenteve të identitetit të atij personi;
b) Në rast se personi që hyn nuk posedon dokument identifikimi, identifikimi i tyre mund të konfirmohet në një mënyrë tjetër të përshtatshme;
c) Në rast se identiteti i personit nuk mund të konfirmohet, personeli i sigurimit nuk lejon hyrjen në institucion;
ç) Kryen kontrollin fizik të personave që hyjnë, qëndrojnë ose largohen nga ambientet e institucionit, si dhe të sendeve që zotërojnë apo mbajnë me vete;
d) Ndarja në mes të atyre që përdorin hyrjen kryesore dhe atyre që përdorin hyrje tjetër do të bëhet në përputhje me rregullat e ligjit për protokollin e shtetit, për personat dhe personalitete që hyjnë në institucion pa kontroll fizik;
dh) Kontrolli sipas shkronjës “ç” mund të bëhet me këqyrje, përmes prekjes sipërfaqësore ose duke përdorur mjete të tjera të përshtatshme, të tilla si pasqyra ose detektorë;
e) Kontrolli që përfshin prekjen sipërfaqësore bëhet nga personeli i sigurisë me gjininë e njëjtë me personin që hyn, qëndron ose largohet nga ambientet e institucionit, përveçse nëse në raste të jashtëzakonshme kjo nuk është e mundur;
ë) Pajis personin që kërkon të hyjë në ambientet e institucionit përkatës me leje hyrjeje dhe regjistron këto të dhëna në regjistër:
– Emrin dhe mbiemrin e personit;
– Punonjësin/Zyrtarin pritës;
– Orarin e hyrjes dhe të daljes nga institucioni.
f) Në rast se personi nuk largohet brenda orarit zyrtar, punonjësi i sigurisë njofton kancelarin dhe, në mungesë të tij, kryetarin.
4. Regjistrimi i sendeve:
a) Personeli i sigurisë, me pëlqimin e personit që kontrollohet, mund të mbajë përkohësisht sende të personit, me qëllim për të lejuar personin të hyjë në ambientet e institucionit;
b) Regjistrimi i sendeve të mbajtura bëhet në formë të shkruar dhe me nënshkrimin e personit që posedon këtë send.
5. Rastet e moslejimit të mbajtjes së sendeve dhe të kafshëve:
a) Përveç rasteve përjashtimore të parashikuara në legjislacionin në fuqi, në ambientet e institucionit nuk lejohet mbajtja e sendeve si:
– armë zjarri;
– eksplozivë;
– thika të çfarëdolloj gjatësie;
– sende të mprehta ose me majë (duke përfshirë: brisqe, gërshërë, kaçavida ose çdo send tjetër të ngjashëm);
– spray për mbrojtje;
– pranga;
– lëndë dhe substanca narkotike;
b) Mbajtja e kafshëve;
c) Çdo mjet tjetër që mund të përbëjë rrezik për sigurinë dhe rendin në institucion;
ç) Në rastin kur mbajtja e sendeve të ndaluara përbën vepër penale, personeli i sigurisë autorizohet të ndalojë mbajtësin e tyre dhe të njoftojë menjëherë policinë gjyqësore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
5. Rregullat e sendeve të ndaluara nuk zbatohen në rastet e personave, të cilëve me ligj iu lejohet mbajtja e armëve të zjarrit, ose sendet përbëjnë provë materiale dhe paraqiten si të tilla në gjykatë.
6. Detyrat e personelit të sigurisë janë, si më poshtë vijon:
a) Të sigurojnë ndalimin e hyrjes për personat, të cilët paraqesin rrezik për sigurinë e personave ose godinës në institucionin përkatës;
b) Të ushtrojnë kontroll personal nëpërmjet pajisjeve teknike dhe të inspektojnë çantat e personave që hyjnë në ambientet e brendshme të institucionit;
c) Të marrin masa për bllokimin e sendeve, mbajtja dhe futja në institucion e të cilave është e ndaluar sipas këtij vendimi;
ç) Të informojnë kryetarin për sjellje të dyshimta nga personat që gjenden në godinën e institucionit përkatës;
d) Të marrin masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve të palejuara në hapësirat e parkimit, në garazhe, si dhe në oborrin e institucionit përkatës;
dh) Të përdorin forcën fizike në përputhje dhe proporcion me rastet që e kanë diktuar atë dhe aq sa është e nevojshme për të shmangur apo neutralizuar situatën e rrezikut të krijuar;
e) Të raportojnë pranë kryetarit telefonatat që përmbajnë kërcënime të shprehura apo nënkuptojnë mundësinë e një rreziku për gjyqtarët apo punonjësit e institucioneve përkatëse;
ë) Të japin udhëzime të shprehura në zbatim të urdhrave të kryetarit;
f) Të mbajnë kontakte të vazhdueshme me institucione, si policia, spitalet, zjarrfikëset dhe ia raportojnë periodikisht kryetarit;
g) Të ndërmarrin kontrolle rutinë për pajisjet e sigurisë dhe t’i raportojnë kryetarit në rast të mosfunksionimit të këtyre pajisjeve;
gj) Të kryejnë evakuimin e godinës, në zbatim të urdhrit verbal të kryetarit. Në rastet e rrezikut të madh e të menjëhershëm, evakuimi mund të kryhet edhe pa urdhër të kryetarit;
h) Të informojnë menjëherë kryetarin, si dhe Policinë e Shtetit, për çdo ngjarje të rëndë që cenon sigurinë në institucionet përkatëse, e cila konstatohet pas orarit zyrtar.

V. DREJTIMI I PERSONELIT TË SIGURISË

1. Drejtimi dhe organizimi i veprimtarisë së shërbimeve të sigurisë nga Policia e Shtetit realizohen nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e kryetarit të institucionit përkatës dhe të titullarit të strukturës policore.
2. Kompetencat e kryetarit të institucionit përkatës janë, si më poshtë vijon:
a) Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e personelit të sigurisë në institucionin përkatës;
b) Jep urdhra verbalë për evakuim, si më poshtë vijon:
– Në rast rreziku brenda godinës, që nuk mund të evitohet në mënyrë tjetër;
– Në rast aktivizimi të sistemit të alarmit për rënien e zjarrit.
c) Merr kontakte të herëpashershme me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, për të siguruar rendin dhe sigurinë në ambientet e institucionit;
ç) Merr çdo masë tjetër të nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë në ambientet e institucionit.
3. Kryetari i institucionit përkatës, në bashkëpunim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, miraton një rregullore të brendshme në të cilën përcaktohen detyrimet e masave të sigurisë dhe të veprimeve për të gjitha ambientet e institucionit.
4. Titullari i strukturës policore, që do të ngarkohet me sigurimin e këtij institucioni, ka për detyrë të përgatisë planin e vendosjes së shërbimit, duke marrë në konsideratë organikën e institucionit, detyrime që rrjedhin nga ky vendim dhe nga rregullorja e brendshme.

1. Gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit u sigurohet mbrojtja personale, sipas parashikimeve të ligjit nr 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
2. Mbrojtja personale, e parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, ofrohet mbi bazën e kërkesës së paraqitur nga subjekti që kërkon të mbrohet.
3. Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me oficer e nënoficer.
4. Garantimi i mbrojtjes personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme bëhet sipas rregullave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e veçantë të magjistratit.
5. Në raste të veçanta dhe me kërkesë të kryetarit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, sigurohet mbrojtje për anëtarët e familjes, banesat dhe/ose eskortë për gjyqtarët dhe prokurorët.
6. Zëvendësdrejtorit apo hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe anëtarëve të familjeve të tyre, për shkak të apo gjatë ushtrimit të detyrës, u sigurohet mbrojtje personale e jetës, shëndetit dhe pronës, nëse kërkohet nga drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
7. Në rastet e gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme si dhe të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kërkesa depozitohet pranë komisionit të posaçëm që ngrihet e funksionon sipas procedurave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për mbrojtjen e veçantë të magjistratit gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij.
8. Në rastet e zëvendësdrejtorit apo hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kërkesa vlerësohet nga komisioni i posaçëm, i cili përbëhet nga:
– një përfaqësues i Prokurorisë së Posaçme;
– një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë;
– një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme;
– drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
– një përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
9. Kryetar i komisionit të përcaktuar në pikën 8, të këtij vendimi, është përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme. Në mungesë të kryetarit, anëtarët thirren nga personi i autorizuar prej tij, i cili kryeson mbledhjen e komisionit.
10. Kërkesa për mbrojtje i paraqitet komisionit atëherë kur ka të dhëna të besueshme, që provojnë se subjektit kërkues apo subjekteve të parashikuara në pikën 6, të këtij vendimi, u rrezikohet jeta, familja ose prona.
11. Procedurat që ndiqen nga komisioni janë të njëjta me procedurat e ndjekura nga komisioni i posaçëm, që garanton mbrojtje të veçantë për magjistratët.
12. Oficerët e caktuar për sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, familjeve dhe banesave të tyre nuk zëvendësohen pa marrë, paraprakisht, miratimin e kryetarit të Gjykatës, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme apo drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
13. Komisionet e posaçme, në varësi të të dhënave dhe gjendjes së rrezikshmërisë, kanë të drejtë të vendosin përforcimin e masave mbrojtëse për ruajtjen dhe shoqërimin e subjekteve, të cilave u garantohet mbrojtja, sipas këtij vendimi, si dhe të banesave të tyre.
14. Struktura dhe organika e nevojshme për ruajtjen e shoqërimin e subjekteve, të cilave u garantohet mbrojtja, sipas këtij vendimi, së bashku me ruajtjen e banesave ose të rezidencave të tyre, si dhe kriteret e përzgjedhjes së efektivave që ngarkohen me këtë detyrë, miratohet sipas legjislacionit në fuqi.
15. Ngarkohen kryetarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ministria e Brendshme, Garda e Republikës së Shqipërisë dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ora 16:52
Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me ishujt e famshëm


Qeveria shqiptare miratoi sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Bahamasin. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ishujt Bahamas ndodhen në juglindje të SHBA-ve, në verilindje të Kubës dhe hyjnë po ashtu në grupin e ishujve të Amerikës Qendrore.

Në tërësi përfshihen më shumë se 700 ishuj, por vetëm 30 prej tyre janë të banuar.

Vendimi i plotë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komonuelthit të Bahamas.

2. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Ora 16:44
Qeveria hap edhe 471 vende të lira në administratë


Qeveria ka vendosur sot që numri i punonjësve me kontratë të pjesshme për vitin 2019 të rritet me 471, duke shkuar nga 1335 që u vendos në fillim të vitit në 1806. Në vendimin e mëposhtëm qeveria përcakton edhe institucionet ku do të shtohen punonjësit e rinj me kontratë të pjesshme.

Vendimi i plotë
1. Në vendimin nr.16, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 1, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet 1 806 punonjës.

b) Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 1, bëhen shtesat, me këtë përmbajtje:

i. Ndarja “Gr.30, Gjykata Kushtetuese” shtohet sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

ii. Në ndarjet “Gr.02, Kuvendi”; “Gr.05, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”; “Gr.06, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”; “Gr.10, Ministria e Financave dhe Ekonomisë”; “Gr.14, Ministria e Drejtësisë”; “Gr.26, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”; “Gr.29, Këshilli i Lartë Gjyqësor”; “Gr.87, Institucione të tjera qeveritare” dhe “Gr.95, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, shtohen nënndarjet përkatëse sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.

Ora 16:26
Rama jep 50 mijë euro për shqiptarët në Serbi dhe në Mal të Zi


Qeveria akordoi sot 50 mijë euro për Këshillat Kombëtarë Shqiptarë në Serbi dhe në Malin e Zi. 25 mijë euro janë dhënë për vënien në funksion të Qendrës Kulturore (Multifunksionale) të këtij Këshilli në komunën e Bujanocit dhe 25 mijë të tjera për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë.

Dy vendimet e qeverisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e kontributit financiar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) euro, për vënien në funksion të Qendrës Kulturore (Multifunksionale) të këtij Këshilli në komunën e Bujanocit.

2. Efekti financiar, prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) eurosh, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

3. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi per shqiptaret ne Malin e Zi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e ndihmës financiare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) euro, për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë.

2. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në programin buxhetor “Shpenzime diplomatike jashtë shtetit”, në zërin 605, “Kuota ndërkombëtare”, i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) eurosh, sipas pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.

4. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nelson tucker: 20/05/2020 14:52

    Përshëndetje shikues, unë jam nelson dhe jam gati ta ndaj dëshminë time këtu, nëna ime më prezantoi me Baba e Madhe Ogbogo kur zbuloi se nuk mund ta bëja gruan time shtatzënë pas 3 vjetësh nga martesa jonë. Pra, këto sollën aq shumë telashe në martesën time dhe çuan në një divorc. ajo tha, ai është shumë shpirtëror dhe mund ta bëjë gruan time të kthehet tek unë me gëzim dhe ne mund të kemi fëmijë së bashku. Në fillim, unë dyshova jo derisa e kontaktova dhe pastaj hodha magji të fuqishme për mua dhe e bëra gruan time të kthehej. Dhe tani, ne jemi gjithashtu të lumtur me fëmijë të bukur, pikërisht nga dita që BaBa Ogbogo e Madhe punoi për mua dhe zgjidhi problemet e mia. Unë bëra një zotim të fortë që për sa kohë që unë jetoj, do të vazhdoj të dëshmoj për mirësinë e veprave të tij të mëdha, dhe për ata atje që përballen me marrëdhënie dhe vështirësi martesore duhet të kontaktojnë shpejt me të dhe të bëhen një dëshmitar i lumtur si unë. Unë e lë kontaktin e tij këtu, Email: [email protected], ose numrin e tij të WhatsApp. +2349020168697 Ai bëri që ish gruaja ime të kthehej tek unë me gëzim Ai më shëroi nga një njeri i pafuqishëm te një njeri i vërtetë.........

    Përgjigju
  • rodric camela: 10/07/2019 23:09

    Kjo është një dëshmi e leximit nga të gjithë, unë jam këtu për të lejuar të gjithë botën të dijë për një njeri që shpëtoi marrëdhënien time dhe ky njeri i madh quhet Dr. IZOYA. Në të vërtetë ai bëri një punë të madhe për mua duke e kthyer ish-dashurën time që më lanë dhe premtoi se kurrë më nuk do të kthehej përsëri tek unë. Me këtë, kam arritur të kuptoj se dhënia e detajeve të Dr. IZOYA për botën do të bëjë shumë të mira për ata që kanë shkatërruar shtëpi apo marrëdhënie për të që t'ju ndihmojë të rregulloni atë marrëdhënie të thyeshme ose martesën tuaj. Mund ta arrini tek adresa e tij e postës elektronike: [email protected]. Merrni kontakt me të dhe shikoni se si problemi juaj do të zgjidhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu specializohet në çështjet e mëposhtme ... (1) Ju doni ish tuaj prapa. (2) Dua të promovohesh në zyrën tënde. (3) Doni që burrat / gratë t'ju ndjekin. (4) Ju dëshironi një fëmijë. (5) Ju jeni sipërmarrës dhe dëshironi të fitoni kontrata (6) Dëshironi që burri juaj të jetë i juaji përgjithmonë (7) Ju keni nevojë për ndihmë shpirtërore. (8) Ju keni qenë të scammed dhe doni të shërohen paratë e humbur. (9) Ndaloni divorcin (10) Thirrja e riteve të parave (11) Fito zgjedhjet

    Përgjigju
  • Idriz: 10/07/2019 18:33

    Kjo e SPAK kopje e vendimeve te meparshem te qeverise per sigurine fizike. Qesharake

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës

Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës