Zbardhet vendimi/ Si e kaloi Besim Hajdarmataj shkallën e parë të Vetingut, dosja që mund ta rrezikojë më pas

Zbardhet vendimi/ Si e kaloi Besim Hajdarmataj shkallën e parë të Vetingut, dosja që mund ta rrezikojë më pas

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, ka zbardhur vendimin e arsyetuar për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Trupa gjykuese nuk ka pasur dilema sa i takon ligjshmërisë së pasurisë dhe pastërtisë së figurës së Hajdarmatajt. “Në vlerësimin tërësor të komponentit të pasurisë, mbështetur në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë....Pas një hetimi të thelluar për pastërtinë e figurës së subjektit të rivlerësimit, nga institucionet ligjzbatuese nuk u konfirmua asnjë pretendim i parashtruar në denoncimet që të përbënte shkak për cenimin e figurës së subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendim.

Por trupa gjykuese është ndalur më gjatë sa i takon aftësive profesionale të prokurorit. Pas mbylljes se rezultateve të hetimit, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit janë depozituar tri denoncime anonime. Duke vlerësuar përmbajtjen e këtyre denoncime, KPK ka vendosur të rihapë hetimin administrativ, për kryerjen e verifikimeve shtesë, duke kërkuar informacion dhe dokumentacion pranë institucioneve publike dhe private. Komisioni ka administruar dhe analizuar pesë procedime penale të administruara nga prokurori nga viti 2010 deri në vitin 2017.

Nga analizimi i akteve në dosjen penale është konstatuar zvarritje hetimesh (1 vit pa kryer asnjë hetim), cilësime juridike të gabuara si dhe mospërmbushje të detyrave e tij mbikëqyrëse të stafit, duke miratuar pas dy vitesh një kërkesë për caktimin e masës “arrest në burg”. Megjithatë, trupi gjykues ka konkluduar se këto veprime nuk ishin të mjaftueshme për të ndëshkuar prokurorin Hajdarmataj, por ka vendosur që një dosjet t’ia kalojë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar nëse prokurori ka kryer apo jo shkelje. Do të jetë Inspektoriati i Lartë të Drejtësisë që do të kryejë një ‘Veting të dytë’ për Hajdarmatajn. Bëhet fjalë për një procedim të vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit M. L.

Për këtë çështje, trupa gjykuese e KPK është shprehur se “Procedimi është regjistruar nga subjekti i rivlerësimit si drejtues i prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin më 7.5.2010, për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 235/1 dhe 277 të Kodit Penal. Nga momenti i regjistrimit të procedimit penal, datë 7.5.2010, deri në momentin kur është vendosur pushimi i hetimeve, në datën 27.7.2011, pas 1 viti, 2 muaj dhe 20 ditë, nga prokuroria nuk është kryer asnjë veprim tjetër procedural. Të vetmet veprime janë ato të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin në datat 4 dhe 5 maj të vitit 2010”.

Sipas turpit gjykues, Hajdarmataj ka bërë vetëm vlerësimin e një sekuestroje të datës 4.5.2010. “Në urdhrin për regjistrimin e procedimit penal, në dispozitivin e aktit, në pikën 3, për kryerjen e veprimeve hetimore është urdhëruar Oficeri i Shërbimeve të Policisë Gjyqësore që ka përpiluar informacionin për referimin e veprës penale. Nuk ka urdhër delegimi dhe asnjë veprim të kryer pas regjistrimit të procedimit penal. Për këtë procedim, më 27.7.2011, subjekti i rivlerësimit ka vendosur të pushojë hetimin, referuar germës “a”, të nenit 328/1, të Kodit të Procedurës Penale, duke konkluduar se fakti nuk ekziston. Nga verifikimi i akteve u konstatua se nuk janë kryer veprime hetimore nga Prokuroria e Rrethit Kurbin. Gabimet/mosveprimet nga subjekti janë të dukshme, për të cilat i kaloi barra e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të Komisionit”, thuhet në vendim.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dauti: 05/12/2019 15:48

    Ky gagaci qe mezi lidh dy fjale, eshte i korruptuar deri ne fyt me arben cekajn ,eshte edhe benjamini i shkerdhenit dhe sali qen berishes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë