Zbardhet vendimi për 3 gjyqtarët dhe njeriun që takonte Dajtin tek '302-shi'

 Zbardhet vendimi për 3 gjyqtarët dhe njeriun që takonte Dajtin tek '302-shi'

Një informacion i Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar pranë Policisë së Shtetit se tre gjyqtarët Skënder Damini,Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, i ulën dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg  Dritan Dajtin për përfitim financiar, ka shërbyer si indicie për prokurorinë që të ushtrojë një kontroll të imtësishëm në banesat e tre gjyqtarëve. Informacioni vinte në dijeni drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, se tre gjyqtarët kanë marrë shuma të konsiderueshme financiare për të favorizuar Dritan Dajtin në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Kaq ka mjaftuar që Donika Prela së bashku me prokurorin tjetër Klodian Braho të nisin proçedim penal për akuzën e Korrupsionit ndaj tre gjyqtarëve të sipërcituar. Në vazhdën e veprimeve hetimore, dy prokurorët i janë drejtuar gjykatës në datën 14 shkurt 2019, pasdite, me një kërkesë për kontroll banese të tre gjyqtarëve Skënder Damini,Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda është shqyrtuar nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila ka vendosur të pranojë kërkesën dhe të autorizojë policinë gjyqësorë për ushtrimin e kontrolleve të banesave të tre gjyqtarëve.

”Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda ku veç kontrollit të banesave të tre gjyqtarëve, jepet edhe një rezyme mbi një tjetër person i quajtur Bledar Musaj. Sipas informacioneve të mbledhura nga policia, Bledar Musaj rezulton në rregjistrat e hyrje-daljeve në burg, si njeriu që ka zhvilluar më shumë takime me Dritan Dajtin dhe nisur nga kjo situatë, policia ka njoftuar prokurorinë që të verifikonte pozicionin e këtij personi. Por “Shqiptarja.com” mëson se Bledar Musaj është njeri i afërt me Dritan Dajtin dhe ka qënë avokat i Dajtit në këtë proces. Për shkak të mbrojtjes ligjore që ai duhet të realizonte, ka kryer shumë takime në burg me Dajtin. Policia nuk jep asnjë të dhënë se si lidhet Musaj me rolin e tre gjyqtarëve të proceduar penalisht, por kërkon që ai të verifikohet nga prokuroria për këtë çështje.

Në dobi të këtij hetimi, Policia e Shtetit ka sekuestruar librat e hyrje-daljeve në burgun 302 në Tiranë, por çuditërisht një nga librat nuk është gjendur nga administrata e këtij burgu dhe nuk i është dorëzuar policisë. Vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rëndapër heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i provuar si fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit"Iliria" në Durrës dhe dënimin përfundimisht të tij me 25 vite burg ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria,opozita dhe opinioni publik, ndërsa prokuroria po përgatitet për rekurs të dosjes në Gjykatën e Lartë.Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndërsa pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë. Tregjyqtarë, të cilët janë; Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Danimi kanë votuar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar të Dritan Dajtit me 25 vite burg.Ndërsa dy gjyqtarët e tjerëFuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër për heqjen e dënimit përjetë.

Liljana Baku

Kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda është shqyrtuar nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila ka vendosur të pranojë kërkesën dhe të autorizojë policinë gjyqësorë për ushtrimin e kontrolleve të banesave të tre gjyqtarëve.

Avokati

Për shkak të mbrojtjes ligjore që ai duhet të realizonte, ka kryer shumë takime në burg me Dajtin. Policia nuk jep asnjë të dhënë se si lidhet Musaj me rolin e tre gjyqtarëve të proceduar penalisht, por kërkon që ai të verifikohet nga prokuroria për këtë çështje.

Vendimi që solli arratinë e Arben Gropës

Si liroi Damini në 2014trafikantin e Fierit tëdënuar me 32 vite burgim

Në një kohë kur Policia e Shtetit në 2014,ka arrestuar një super të kërkuar të drejtësisë Italiane të dënuar për trafik kokaine, heroinë dhe prostitucion, gjyqtari Skënder Damini, dhe dy kolegët e tij në gjykatën e Apelit Vlorë, kanë vendosur të nxjerin nga qelia të arrestuarit. Bëhet fjalë për Arben Gropën, biznesmenin nga Fieri që ishte dënuar me 32 vite burgim nga drejtësia Italiane. ”Ping-Pongu” me ligjin procedurial, ka në vendimin e datës 20 shkurt 2014, treshja gjykuese Alma Liçaj, Gjinovefa Gaba dhe Skënder Damini, kanë urdhëruar të lirojnë shtetasin Arben Gropa allias Vangjel Zijaj.

Ky i fundit njihet në Fier si biznesmen në fushën e ndërtimit dhe administrimin e dy lokaleve të njohur, njëri prej tyre i quajtur “Taverna Pelikani” që ndodhet në hyrje të qytetit të Fierit.Gropa është vënë në pranga nga agjentët e policisë së Fierit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në datën 20 janar 2014, mirëpo kur janë mbushur plot 1 muaj nga arrestimi i tij, Gjykata e Apelit Vlorë ka urdhëruar lirimin e tij, me motivacionin se është biznesmen dhe duhet të administrojë bizneset e tijnë Fier. Pas vendimit të lirimit nga qelia duke e vënë në masën e “arrestit në shtëpi”, Arben Gropa, është arratisur. Për këtë çështje në atë periudhë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, urdhëroi një inspektim në gjykatën e Apelit Vlorë, por sërisht rezultati i këtij inspektimi nuk solli largimin nga detyra të Daminit dhe dy kolegëve të tij.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja