Zbulimi që vjen nga Spanja,5 futbollistë e dy pjesëtarë stafi tek Barcelona e kanë kaluar koronavirusin

Zbulimi që vjen nga Spanja,5 futbollistë e dy pjesëtarë stafi tek Barcelona e kanë kaluar koronavirusin

7 pjesëtarë të ekipt të Barcelonës e kanë kaluar koronavirusin. COVID-19 ka lënë shenjën e tij edhe në qëndrën sportive të Barcelonës Joan Gamper. Sipas asaj që zbulojnë mediat kanë qënë 5 futbollistë dhe dy trajnerë të ekipit të parë të katalanasve që javë më parë kanë qënë të prekur me koronavirus. Gjithsesi sipas burimeve të medieve vendase bëhet fjalë për raste pozitive që tashmë kanë kaluar dhe lojtarët janë shëruar.

Nga testet e bëra tek blaugranët në datën  6 maj ka rezultuar se javët e kaluara pavarësisht se ishin asimptomatikë 5 futbollistët dhe 2 trajnerët ishin pozitiv me koronavirus dhe më pas e kanë kaluar. Ndërsa në testet e tjera nuk ka pasur më raste pozitive dhe skuadra e drejtuar nga Quique Setien stërvitet normalisht. Të gjithë lojtarët janë mirë dhe Barcelona po përgatitet për ndeshjen e rihapjes së kampionatit kundër Mallorca-s të shtunën e 13 qershorit duke nisur nga ora 22. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit