Zbulohen 5 kandidatët për FBI-në shqiptare, 2 erdhën nga SHBA-ja, drejtuesi i SPAK-ut: Aplikoni deri në 30 Janar se duam më të mirin

TIRANE-Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme Arben Kraja ka publikuar emrat e pesë kandidatëve që kanë aplikuar deri tani për drejtorin e BKH-së. Ata janë; Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago dhe Sabri Hoxha.

Dy nga kandidatët Ibrahim Disha dhe Sabri Hoxha kanë ardhur nga SHBA-ja për të aplikuar për të marrë drejtimin e BKH-së, njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare. Afati për aplikimet është deri në datë 30 janar dhe Arben Kraja u bën thirrje të gjithë atyre që kanë dëshirë të aplikojnë.

Kandidatët janë shtatë, por emrat dy të tjerëve nuk janë publikuar, pasi u është kërkuar që më parë të plotësojnë dokumentet. 

Mesazhi i plotë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme
Për aplikimet për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)

Njoftojmë se deri sot, në datën 24.01.2020, ora 9.00, kanë aplikuar këta kandidatë:

1. Ibrahim Disha

2. Artan Shkëmbi-Kreu i Task Forcës në Policinë e Shtetit

3. Gjovalin Ulndreaj

4. Adriatik Ago

5. Sabri Hoxha

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020.

Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në ëebsite-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë.

Ju inkurajoj të aplikoni.

Arben Kraja

Drejtues i Prokurorisë se Posaçme

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974