Shkelësit e karantinës, zbulohen deputetët që votuan kundër faljes së gjobave dhe kthimit të patentave

Shkelësit e karantinës, zbulohen deputetët që votuan kundër faljes së gjobave dhe kthimit të patentave

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e fundit plenare votoi faljen e gjobave për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve që shkelën karantinën dhe gjithashtu kthimin e patentave të marra gjatë kësaj periudhe, për ti hapur rrugë veprimit sipas kodit penal të ndryshuar posaçërisht për situatën e krijuar nga Covid-19. Ky vendim i qeverisë mori 95 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim. Por cilët ishin ligjvënësit të cilët votuan kundër faljes së gjobave për shumë qytetarë? Disa prej tyre kundërshtuan hapur edhe në seancë gjatë fjalimeve të tyre. 

Bëhet fjalë për deputeten e opozitës Fatjona Dhimitri e cila votoi kundër, pasi sipas saj, kryeministri njëherë i tmerron qytetarët pastaj i “përkëdhel”. Për Dhimitrin,  i gjithë ky proces është çoroditës.  Kundër këtij vendimi është shprehur edhe deputeti Ralf Gjoni.

“Shqiptarët nuk kanë më nevojë për akte normative. Vendit i duhet një exit-plan për të dalë nga kriza financiare me të cilën po përballemi”, është shprehur deputeti. 

Edhe deputetët Halit Valteri dhe Edlira Hyseni kanë votuar kundër këtij vendimi të qeverisë.  Falja e masave administrative nënkupton kthimin e shumës së detyrimit të falur e cila do kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të individit.

“Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 maj 2020 te subjekti përfitues”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj