Zbulohen dy këngëtarët e famshëm që do performojnë në koncertin e ndërrimit të viteve në Tiranë

Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy super artistët që do të performojnë nesër në sheshin “Skënderbej”, në natën e ndërrimit të viteve, një spektakël I organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç dy artistëve të famshëm shqiptarë, në shesh do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh.  

“Me Elvanën dhe Albanin kemi planifikuar një super surpizë për nesër mbrëma: Do e presim të tre Vitin e Ri, vitin kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Koncertin do ta fillojmë në orën 22:00, që njerëzit të kenë mundësi të mbarojnë darkën, e më pas të festojmë me një super spektakël me fishekzjarre - ndoshta spektakli më i bukur për fëmijët – me anë të të cilit duam të japim mesazhin se jeta vazhdon”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se viti tjetër, kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, është një mundësi e artë për të treguar se kush jemi. 

“Në ndërrimin e viteve, kur Tirana merr zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të jetë imazhi dhe talenti më europian që ka prodhuar Shqipëria. Do të doja që, ashtu siç e nisim këtë vit me Albanin dhe Elvanën, do të transmetojmë më të mirën tonë, jo se çdo gjë është perfekte, por kur jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë” kemi shansin historik të tregojmë se jemi modernë, se këtu ka talente, çuna dhe goca që punojnë fort në të gjitha fushat. Do të doja që ta nisnim me këmbë të mbarë dhe t’u urojmë të gjithëve nga sheshi në një spektakël fishekzjarrësh edhe me muzikën më të mirë në vend, një vit sa më të mbarë 2022!”, u shpreh Veliaj.

Këngëtarja Elvana Gjata shprehu lumturinë e saj që do jetë në shesh natën e Vitit të Ri për të gëzuar për jetën dhe shpresën. Në fund artisti Alban Skënderaj tha: “Është një mënyrë për të festuar dhe për ta marrë vitin e ri me pak më shumë pozitivitet, me më shumë energji pozitive. Duhet të festojmë, duhet të dalim, duhet të rrimë bashkë, nuk duhet t’i trembemi socializimit. Shpresoj që kjo natë të jetë një natë e cila do t’i sjelli vazhdimësi vitit dhe shpresoj që t’i ngjajë kësaj nate viti 2022”.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin