Zbulohen fotot e para dhe detajet
e dasmës së Brad dhe Angelina

Zbulohen fotot e para dhe detajet<br />e dasmës së Brad dhe Angelina
Fotot e para të dasmës së Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë publikuar në revistën “People”, ku shfaqet aktorja e veshur me fustan nusërie dhe me vellon e bardhë të pikturuar nga të gjashtë fëmijët e saj, vizatime të cilat më pas u stampuan. 



Gjithashtu në kopertinën e kësaj reviste, përveç nuses është publikuar edhe fotoja e të gjithë familjes gjatë ditës së dasmës.

Brad dhe Angelina janë shprehur gjithnjë se do të lidheshin në martesë në momentin kur fëmijët e tyre. Ceremonia u mbajt më 23 gusht në një kishëz në Château Miraval.

Mësohet nga revista “People” se secili nga fëmijët e çiftit kishte një detyrë, djemtë më të mëdhenj  Maddox 13 vjeç dhe Pax 10 vjeç kanë shoqëruar nënën e tyre Angelina, në altar.

Zahara 9 vjeç dhe Vivienne 6 vjeç kanë shpërndarë petale lulesh të mbledhura nga kopshti, ndërkohë që Shiloh 8 vjeç dhe Knox 6 vjeç kanë mbajtur unazat.

Fëmijët kanë ndihmuar prindërit në hartimin e betimeve të çiftit dhe Pax ka bërë tortën.



Fustani i Jolie u realizua në Atelienë e firmës Versace nga Luigi Massi ndërsa unazat e martesës janë dizanjuar nga Robert Procop, i cili gjithashtu ka punuar unazën e fejesës së Jolie.
 



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë