TIRANE - Më 13 janar të vitit 2003, 16 vjet më parë, Agim Kajmaku, sot kryebashkiak i Vorës, nuk është ndaluar i vetëm nga Policia greke. Me të kanë qenë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët janë ndaluar nga policia e Janinës, me dyshimin për blerje fidanësh me monedha të falsifikuara.
Të ndaluarit e tjerë shqiptarë, siç Report Tv mëson, janë Roland Miftari 28 vjeç dhe Spiro Taho, 42 vjeç. Ndërkohë në atë vit, Agim Kajmaku, siç policia greke shkruan në komunikatën e saj në 2003-shin, është ndaluar me emrin Jorgo Toto, në atë kohë 32 vjeç, sot 48 vjeç.
Sipas komunikatës e cila është botuar fillimisht në median greke Ekathimerini rezulton se tre shqiptarët kanë përdorur 97 prerje false 50 euroëshe për të blerë fidanë agrumesh në qytetin e Artës në Greqi.
Sipas komunikatës së policisë greke, vlera totale e paguar ishte 12 mijë euro, por nga kjo shumë, 97 prerje 50 euroeshe (4850 euro) rezultuan të ishin false dhe janë përdorur nga tre shqiptarët për të blerë fidanët në Greqi e më pas t'i sillnin në Shqipëri.
Ishte Partia Demokratike që doli sot në një konferencë për mediat, duke publikuar një vendim të prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që sipas PD-së tregon se Agim Kajmaku, me emrin Jorgo Toto është ende në kërkim nga drejtësia greke, për veprën e falsifikimit të monedhave, që siç citoi sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi , nga drejtësia greke dënohet me 10 vjet burg.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
14.8%
-
Të vogla
69%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 203
Lajme të tjera
-
Cila është në të vërtetë arsyeja kryesore e thërrmimit të opozitës dhe a vlen për ta metoda japoneze e ngjitjes së thyerjeve
12 Shkurt, 21:52
-
Lidhje me trafikantë dhe pastrim parash, dosja voluminoze për Flamur Nokën gati për SPAK
13 Janar, 14:19
-
Bardhi paralajmëron: Bllokojmë seancën 2 ditore për projektbuxhetin 2024! Fton Bashën: Kush ndihet opozitar të bashkohet
14 Nëntor 2023, 13:44
-
Vodhi në bashkëpunim një banesë në Austri, shqiptari arrestohet pas 3 vitesh në Greqi
12 Nëntor 2023, 17:34
-
Tash e gjetëm kush me na i shkund ullinjtë
6 Nëntor 2023, 16:24
-
Kaosi dhe grushtet në Kuvend! 5 deputetë të Berishës përjashtohen me 10 ditë! Korreshi me 3 ditë, ‘falet’ Gështenja! Rithemelimi zhvendosi dhunën te ‘Etika’
31 Tetor 2023, 13:43
-
Gracka e butë për Gazmend Bardhin
30 Tetor 2023, 18:48
-
VIDEO/ Degjeneron seanca, deputeti i Rithemelimit Nallbati grusht kolegut socialist, Vullnet Sinaj! Përjashtohet! Deputetët e Berishës krijojnë kaos, 'pushtojnë foltoren'
30 Tetor 2023, 07:02
-
Samiti i Procesit të Berlinit, Berisha: Varrosi Ballkanin e Hapur në ndërtesën e diktatorit! Bardhi: Qeveria të heqë dorë nga nisma Rama-Vuçiç
16 Tetor 2023, 16:43
-
Po transportonte 42 kg marijuanë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Selanik
7 Tetor 2023, 13:58
-
Rrëzohet kërkesa për ndryshimin e komisionit të Reformës Zgjedhore, opozita proteston, bllokon foltoren dhe podiumin në Kuvend! Dështon votimi
5 Tetor 2023, 09:32
-
Greqi/ Policia i shkoi në shtëpi, pasi qëlloi me armë në ajër! 46-vjeçari shqiptar godet me sëpatë efektivin
28 Shtator 2023, 10:09