Zbulohen parcelat me kanabis, kultivuesit zhduken! Punëtorët s'tregojnë kush i paguan

TIRANË- “Rritja e kultivimit të kanabisit në vend ka shtuar edhe numrin e aksioneve të ndërmarra nga policia për asgjësimin e kësaj bime. Kështu në 6 mujorin e parë të vitit 2020 në të gjithë vendin u asgjësuan 10941 bimë Kanabis Sattiva më shumë se në vitin 2019.”

Por në një kohë që rezultatet tregojnë për sipërfaqe me kanabis të asgjësuara nuk është e njëjta gjë për kapjen e kultivuesve. Numri i atyre që përfundojnë në pranga është i papërfillshëm, ose thjesht njerëz të punësuar nga pronarët e parcelave të drogës. Në Drejtorinë e Antidrogës mësohet se shumë nga dëshmitë e të arrestuarve nuk i identifikojnë ata. Ka një kod heshtje në këtë pikë. Punëtorët thonë se marrin paratë nga persona të cilët nuk i njohin. 

Sa i përket hartës së kultivimit të bimës narkotike nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ato të viteve të kaluara. Informacionet në Policinë e Shtetit tregojnë për shtim të sipërfaqe në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë dhe Fushë Krujë. Kultivuesit kanë zgjedhur zonat malore dhe ato të pyllëzuara për të ushtruar aktivitetin e tyre kriminal dhe larg vëmendjes së opinionit .

Këtë shqetësim e ngriti kohë më parë në komisionin parlamentar të sigurisë edhe kryepolici, Ardi Veliu i cili foli për ekzistencën e fenomenit dhe destinacionet e reja të grupeve kriminale;  nga hapësirat në ambientet e mbyllura.

Bazuar në shifrat e regjistruara në luftën ndaj kësaj veprimtarie, Report TV mëson se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti  në të gjithë vendin janë asgjësuar afro 60 mijë bimë kanabisi ku vetëm në muajin qershor u dogjën rreth 36 mijë rrënjë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 05/09/2020 11:43

    Futini ne burg e denojeni si bashkepuntor si ne cdo vend te botes.

    Përgjigju
  • Shaban: 04/09/2020 20:26

    nese i paguan i panjohuri le te bejne burg te plotr sikur te jene ata pronaret se mbase ju vjen kujtesa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza