Zbulohen raste pozitivë me virusin e ri të derrit në Kinë! Edhe ai përhapet si Covid... Ja simptomat e tij

Zbulohen raste pozitivë me virusin e ri të derrit në Kinë! Edhe ai përhapet si Covid... Ja simptomat e tij

Shkencëtarët para pak ditësh kanë izoluar në Kinë një lloj të ri të gripit të derrit, si ai që shkaktoi pandeminë e vitit 2009. Deri tani, sipas autoriteteve, disa fermerë janë identifikuar pozitivë, por transmetimi midis njerëzve nuk është i dokumentuar për momentin.

E ndërsa pandemia e Covid vazhdon të përhapet me rritme të larta në të gjithë botën, ekspertët kanë treguar disa nga simptomat e këtij virusi të ri të derrit.

Virusi i ri, i riemëruar G4EA H1N1 është një kombinim i patogjenëve me origjinë të ndryshme. Ai është I formuar nga bashkimi i një lloji virusi shpendësh që gjendet në Europë dhe Azi, me virusin e gripit H1N1 të vitit 2009, me virusin H1N1 të Amerikës së Veriut dhe disa viruse të tjerë dhe ka gjene të reja edhe të gripit të derrit

Hulumtimi I kryer nga një grup shkencëtarësh, bazohet në mbikëqyrjen e derrave të pranishëm në disa provinca kineze nga viti 2011 deri në vitin 2018. Gjatë tre viteve të fundit të studimit, studiuesit theksuan se virusi i ri është bërë mbizotërues midis derrave të vëzhguar. Por jo vetëm. Në të vërtetë, studiuesit grumbulluan gjithashtu edhe 338 mostra gjaku nga punëtorët e 15 fermave të ndryshme të derrave, ku zbuluan praninë e këtij virusi edhe te njerëzit, (te 35 nga 338 fermerë).

Për virologologun italian Giorgio Palù, president i shoqatës së virologjisë italiane dhe evropiane, ekziston frika se aim und të bëhet I transmetueshëm nga njëriu te njëriu dhe se rreziku i një pandemie të mundshme nuk duhet injoruar

Simptomat kryesore të këtij gripi të ri të derrit janë: ethe, kollë, dhimbje të fytit, rrjedhje sekrecionesh nga hunda dhe skuqje e syve. Gjithashtu në disa raste edhe diarre, dhimje barku dhe të vjella

Gripi I ri I derrit përhapet tek njerëzit përmes pikave, të prodhuara nga teshtima ose kolla. Mekanizmi është i njëjtë me transmetimin e gripit normal dhe me koronavirusin

Komplikimet gjithashtu nuk janë të përjashtuara, nga bronkiti, pneumonia dhe takikardi. Shumë rrallë, mund të ndodhin edhe miokarditi dhe encefaliti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin