'Mitraloz, kallashnikovë, tritol'/ Kapet autori i sulmit ndaj kompleksit 'Eiffel', kishte kthyer shtëpinë në bazë ushtarake, në kërkim edhe miku i Ervis Martinajt (VIDEO)

TIRANË- Një arsenal armësh, të fshehura në një banesë në Yrshek, Katund i Ri është zbuluar ditën e sotme, prapa së cilës fshihej një grup i strukturuar kriminal.

1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu, 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë, është sasia e zbuluar, gjithsej 15 armë,  e ndërsa është vënë në pranga pronari i kësaj banese Gëzim Haroku, pjesëtar i grupit kriminal.

Kjo banesë është zbuluar në kuadër të hetimeve që u bënë pas sulmit me armë ndaj kompleksit "Eiffel" në autostradën Tiranë- Durrës, 4 ditë më parë. Autor i kësaj ngjarjeje është pikërisht Gëzim Haroku, pronari i kësaj banesë dhe anëtar i këtij grupi kriminal, teksa është shpallur në kërkim, një tjetër person i identifikuar si Erigres Mihasi, një person shumë i njohur në botën e krimit. Armët janë dërguar në laboratorin e Policisë së Shtetit ku po bëhen verifikime nëse janë përdorur për ngjarje të tjera kriminale të regjistruara në vendin tonë.

Kush është Gëzim Haroku?
Report Tv ka siguruar foton e Gëzim Haroku, pronarit të shtëpisë në Yrshek, i cili e kishte kthyer këtë banesë në një bazë armatimi. Ai akuzohet se bashku me Erigers Mihasin janë autorët e atentatit tek kompleksi “Eiffel” më 15 qershor. Nga një kërkim në internet, emri i tij nuk është i lidhur me ngjarje të tjera kriminale, ndryshe nga Mihasi, por sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal.

Kush është Erigres Mihasi?
Erigres Mihasi, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i sulmit me armë ndaj kompleksit "Eiffel", është një personazh i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços. Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinaj.

Si ndodhi sulmi në kompleksin 'Eiffel'?
Më 15 qershor rreth orës 00:35 është qëlluar ndaj kompleksi 'Eiffel' që gjendet në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, fatmirësisht pa persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pronari i këtij Kompleksi është Enver Çaushi. Ky i fundit është daja i Elton Deliut, të vrarë në Tiranë dy ditë para ndërrimit të viteve. Vrasja është kryer brenda apartamentit të tij, ku e vdekur ka mbetur dhe nëna e tij. Pronari i këtij biznesi, Enver Çaushi deklaroi se shenjestër nuk ka qenë kompleksi i tij, por ndonjë nga banesat përreth. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, e ndërsa si autorë të dyshuar janë Gëzim Haroku i arrestuar, dhe është shpallur në kërkim miku i Ervis Martinajt, Erigres Mihasi. 

*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Merin Maçi, Elton Qyno dhe Arsen Rusta


 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Sulmoi me armë kompleksin 'Eiffel'/ Kush është Erigres Mihasi, shoku i Ervis Martinajt dhe Santiago Malkos të vrarë në Porcelan...Lidhja me Elton Çiçon

Erigres Mihasi, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i sulmit me armë ndaj kompleksit "Eiffel", është një personazh i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços. Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku ng sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasi lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi shok i Ervis Martinaj.

1592568441_erigresmihasi1.jpg

Erigres Mihasi

1592568290_erigresmihasi001.jpg

Erigres Mihasi në vrasjen e Satiango Malkos

 

Ora 13:41
Report Tv siguron foton/ Kush është Gëzim Haroku, pronari që kishte mbushur shtëpinë me mitralozë, kallashnikovë grana e tritol

Gëzim Haroku

Ky që shihni në këtë foto është Gëzim Haroku. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar foton e Harokut, i cili është pronari i banesës ky ishte fshehur arsenali i armëve.

Ora 13:10
'Mitraloz, kallashnikovë, granata, tritol'/ Çfarë u zbulua në shtëpinë në Yrshek...lidhja me sulmin me armë të kompleksin 'Eiffel' (VIDEO)

Policia jep njoftim zyrtar lidhur me arsenalin e armëve të gjetur në një banesë në Yrshek, Katund i ri.

"Zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6  Gjatë operacionit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal. Gjenden në banesë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata.

Vihet në pranga pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në fshatin Yrshek, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit G. H.

Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M. Gjithashtu, po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se banesa e shtetasit G. H. mund të përdorej si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal. Bazuar në këto informacione, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacioni “Yrsheku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi G. H. dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. H, shërbimet e Policisë zbuluan një arsenal armesh dhe municionesh që përdoreshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe shtetasi G. H. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi", njofton policia.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gregor: 23/06/2020 23:24

    Ky mihas esht vrases me pages se e din gjith tirana o policija

    Përgjigju
  • Baci: 23/06/2020 23:22

    Po ky mihasi esht vrases me pages

    Përgjigju
  • loli: 20/06/2020 15:07

    ca paskemi.qene per krime. Vetem vrasje dhe arme ne tv

    Përgjigju
  • Xxx: 19/06/2020 18:47

    Ervis Martinaj eshte gangster nuk ben mbrapa por Mata ka shum fuqi me lek dhe shtet

    Përgjigju
    • Yoo: 20/06/2020 08:24

      Kush nuk esht me gango o leonidha

    • Leonidha: 19/06/2020 19:35

      Car thu Ku ka lidhje me gangot ai me E kan bo tabel qitje hahahaha!

  • 178B: 19/06/2020 16:49

    Prape Ervis Matinaj ne keto ngjarje?

    Përgjigju
    • o ti ops: 19/06/2020 18:17

      ke pas plaken ti aty tr semafori...

    • Ups: 19/06/2020 17:25

      Prap pra visi prap osht bo si tabel semafori

  • Vicidoli: 19/06/2020 14:30

    Ju bani me arme Birisha dilni per zot vefit mbroni pronat tuja mos ja marin katunaret e Tironrs e maloket e Jugut

    Përgjigju
    • Lan: 19/06/2020 15:29

      Shko morr kokrra gomorit

  • LORA: 19/06/2020 14:26

    Lajm i mire. Respekt e mirenjohje per suksesin e Policise se Shtetit te shqiptarve.

    Përgjigju
  • TEFIK: 19/06/2020 13:50

    kaja ber içat non. veç kokzhula e kokcepa malsie...

    Përgjigju
    • Perkthimi: 19/06/2020 17:10

      "Ia befsha nenen! Vetem kokepalare dhe kokekatrore malesie". Respekte.

    • Ça thu mer jahu: 19/06/2020 15:19

      Shqip or trim shqip. Bej naj kurs online te mesosh gramatiken se nuk eshte vone

  • Bimi: 19/06/2020 11:55

    Yzberishti eshte cerdhe kriminelesh bashke me mezezin e astirin

    Përgjigju
    • Krimineli: 19/06/2020 12:16

      Nuk eshte e vertet halli na ka detyru :p

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës