Zbulohet arsyeja e shpërthimit të pazakontë të gomës që 'ecte' vetë në mes të tunelit të Kalimashit

Zbulohet arsyeja e shpërthimit të pazakontë të gomës që 'ecte' vetë në mes të tunelit të Kalimashit

Një video mjaft e pazakontë ishte ajo e një gome brenda tunelit të Kalimashit, e cila "ecte" në anë të rrugës brenda tunelit derisa në një moment shpërtheu krejt papritur.

Shqiptarja.com u interesua për videon që solli në redaksi një qytetar nga Kosova teksa udhëtonte për të nisur pushimet në bregdetin shqiptar, dhe në fakt rezulton se goma e shpërthyer ishte e një kamioni.

Nuk dihet se si ka ndodhur shkëputja e gomës nga kamioni, por nga policia rrugore e Kukësit nuk raportohet që këto ditë të fundit të ketë pasur aksident apo të lënduar në tunelin e Kalimashit. Mësohet se goma ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë.

Udhëtari ka shpëtuar për mrekulli pasi goma ka shpërthyer shumë pranë makinës së tij teksa ai filmonte. Për më shumë shikoni videon.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 17/07/2019 14:46

    Welcome to Albania

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet