Zbulohet e vërteta, ja përse Trump e tërhoqi kandidaten për ambasadore në Shqipëri

Zbulohet e vërteta, ja përse Trump e tërhoqi kandidaten për ambasadore në Shqipëri

Kathleen Ann Kavalec

Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit Kathleen Ann Kavalec u nominua për ambasadore në Shqipëri në vendin e Donald Lu, por nuk u konfirmua. Mediat amerikane kanë shkruar disa artikuj për prapaskenat e këtij vendimi.

Gazetarja amerikane Sarah Carter duke folur për “Fox News” dje, tha se Donald Trump e ka tërhequr përfundimisht nominimin e zyrtares së lartë, që pritej të konfirmohej si ambasadore në Shqipëri. Sarah Carter thotë se ka zbuluar edhe shkakun e një vendimi të tillë.

" Kathleen Ann Kavalec ka komunikuar me ish-agjentin britanik, Christopher Steele, i cili kishte hartuar një dosje me pretendime shkeljesh e komploti ndërmjet fushatës presidenciale të Trumpit dhe Moskës në zgjedhjet e vitit 2016. Kavalec u takua personalisht dhe ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Steele, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale" shprehet gazetarja amerikane.

Përveç takimit me Christopher Steele që pretendohet, një tjetër arsye që ka penalizuar Ann Kavalec duket se ka qenë edhe fakti se ka punuar për zëvendëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland dhe gjithashtu është mbështetëse e ish-presidentit Barack Obama dhe ish-kandidates Hillary Clinton, ndërsa ka bërë edhe një donacion të vogël prej 250 dollarësh.

Por, pavarësisht deklaratave të gazetares amerikane dhe informacioneve që pretendon se ka zbuluar, Departamenti i Shtetit në faqen zyrtare vijon që ta tregojë Kathleen Ann Kavalec si kandidate për ambasadore në Shqipëri. Deri në emërimin e ri, Leyla Moses-Ones është e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri.

Shkrimi per kandidaten per ambasadore ne Shqiperi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve