Zbulohet grupi kriminal prej 16 personash, trafikonin armë të vitit '97 e vepronin të ndarë midis Shqipërisë e Greqisë (VIDEO)

Një grup kriminal prej 16 personash është zbuluar nga policia greke, ku në më pak se se një vit trafikuan 122.566 fishekë dhe 4 armë kallashnikov nga Shqipëria drejt Greqisë.

Duke qenë se gjatë vitit 1997 armët u përhapën në mënyrë të pakontrolluar në të gjithë vendin,  5 shqiptarët  e grupit kriminal u siguronin grekëve armë të kalibrit të rëndë që datojnë nga kjo periudhë.

Baza e grupit greko-shqiptar ishte një kapanon që mbante ushqim për kafshët  në ishullin e Kretës. Nga zbulimi i grupit kriminal u kapën 6 persona, kurse 10 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetuesit grekë dhe prokuroria kundër krimeve të rënda ka zbuluar se 16 personat funksiononin në dy grupe ku njëri qëndronte në Greqi dhe njëri në Shqipëri. Shqiptarët i përgjigjeshin gjthmonë kërkesave të grekëve për armët dhe fishekët.

Pasi armët siguroheshin në Shqipëri, kaloheshin në Greqi nëpërmjet një fuoristrade nga kufiri i gjelbër. Sipas njoftimit të policisë greke grupi kriminal  ka përfituar  232 mijë euro nga trafikimi i armëve.  Armatimi i sekuestruar nga policia greke dyshohet se përfundonte edhe në duart e terroristëve.

Ngjarja është bërë aq alarmante saqë është vënë në lëvizje Europol dhe krimet e rënda në vendin tonë. Katër dërgesat janë dokumentuar nga autoritetet greke dhe janë përdorur si prova sëbashku me municionet e sekuestruara ndaj 6 të arrestuarve për të cilët gjykata atje ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Policia ka mundur të sekuestrojë  edhe një numër të konsiderueshëm celularësh e karta telefonash të cilat po analizohen për të zbardhur kontaktet dhe të përfshirët në trafikun e armëve, të cilat në treg për çdo armë arrinte nga 1500 deri në 5000 mijë euro.

Ora 12:07
5 shqiptarë në grupin kriminal prej 16 personash në Greqi, trafikonin armë (FOTO)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

    GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen