Zbulohet kërkesa për azil politik në Shqipëri e turkut: Atje më konsiderojnë gylenist, mund t'më keqtrajtojnë

TIRANË - Selami Simsek, 40-vjeçari turk i ndaluar nga autoritetet shqiptare në kufi pasi donte të shkontë në Kanada me vizë të falsifikuar, ka kërkuar azil politik në shtetin shqiptar, me argumentin se në Turqi e konsiderojnë pjesëtar të lëvizjes "Gulen" dhe mund ta keqtrajtojnë.

Report Tv siguron kërkesën që ai i ka dorëzuar autoriteteve shqiptare më 8 janar.

"Sot më datë 08.01.2020 pranë IEVP Mine Peza, unë Selami Simsek, i biri i Samiut, i datëlindjes 06.08.1980, banues në Turqi, dua t'i paraqes shtetit shqiptar një kërkesë për azil. Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t'i nënshtrohem veprime keqtrajtuese", thuhet në kërkesën për azil të shkruar në gjuhën turke, dhe më tej të përkthyer në shqip.

Pritet që për këtë kërkesë të merret një vendim nga autoritetet shqiptare, Ministria e Brendshme si institucion përgjegjës.

Selami Simsek ndodhet në paraburgim në institucionin e vuajtjes së dënimit tek "Mine Peza"  numër 302, ndërsa autoritetet turke kërkojnë ekstradimin e tij në Turqi.

Në Shqipëri, 40-vjeçari turk është në proces gjyqësor, ku gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar për falsifikim vize, që do të thotë se në rast dënimi do të përfitojë uljen e dënimit me 1/3.

Më 27 janar prokuroria pritet të japë pretencën për falsifikim të vizës kanadeze për të cilën në dëshminë e tij ka thënë se ka paguar 5 mijë euro për ta marrë, ndërsa pasaporta turke ka qenë në rregull. Simsek u ndalua 5 muaj më parë në Rinas ku kishte prerë një biletë udhëtimi drejt Torontos. Ai u arrestua bashkë me shokun e tij, mësuesin turk Harun Çelik në muajin korrik 2019. Por ky i fundit, pasi kreu dënimin tonë në vendin tonë me 5 muaj burg, u dëbua nga vendi dhe u ekstradua në Turqi pas dyshimeve dhe akuzave nga shteti turk se është gylenist.

Kerkesa per azil

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërhiqte zvarrë qenin me makinë, në hetim shoferi! Gjobitet me 6 mijë lekë

Tërhiqte zvarrë qenin me makinë, në hetim shoferi! Gjobitet me 6 mijë lekë