Zbulohet modeli i shtëpive dhe pallateve që do të ndërtohen në Fushë Krujë, Rama: Në qershor nis puna

TIRANE-Qeveria ka prezantuar maketet, pra modelet e banesave që do të ndërtohen në Fushë Krujë për familjet që tërmeti i 26 nëntorit u shkatërroi shtëpitë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se janë 221 familje që kanë nevojë për strehim dhe se në qershor nisin kantieret e rindërtimit.

"221 familje në Fushë Krujë kanë nevojë për strehim. Do të shikojmë të ndajmë edhe me ata që na ndjekin planin zhvillimor të Fushë Krujës duke i garantuar se ata që janë në situate të vështirë pas tërmetit dhe që u ranë dy taksirate në kokë edhe nga epidemia, nuk kemi reshtur punën për ata. Në këto 10 hektarë truall, mes banesash kolektive, individuale, do të bëjmë një transformim. Jemi në rrugën e duhur. Pavarësisht dy goditjeve të rënda që na ranë mbi kokë dhe sollën shumë taksirate për njerëzit e për vetë shtetin, tërmeti dhe armiku i padukshëm, ne nuk u gjunjëzuam dhe me durim e me mundim, do t'ia dalim me sukses e do të ringrihemi më të mirë e më të fortë, sëbashku. Të gjithë të prekurit nga tërmeti do t'i kthejmë në shtëpi siç jemi zotuar.  Tanimë planet e projektet po mbyllen dhe në qershor nisin kantieret e rindërtimit" tha Rama.

Ministrja Elva Margariti sqaroi se përpos shtëpive individuale dhe pallateve do të ndërtohen edhe kopshte, çerdhe dhe hapësira të tjera çlodhëse. Pallatet nuk do të jenë më të larta se 5-kate.

"Plani i Fushë Krujës nuk ka pasur asnjë vonesë. Zona është 10 hektarë, 1 km larg qytetit, lidhet me qendrën dhe krijon modelin e ri të zhvillimit. Ndodhet në kryqëzim të rrugës kryesore. Nuk ka asnjë konflikt se është pronë shtet. Janë 221 familje që kanë nevojë për banesa individuale dhe 93 kolektive. Kemi edhe një numër të vogël familjesh që ndodhen në një largësi më të madhe se rrezja 650 metra nga zona e zhvillimit, që mund të rigrupohen. Ka nevojë për kopsht, çerdhe dhe qendër shëndetësore.

Banesat individuale kanë nevojë për një hapësirë më të madhe dhe ato kolektive. Numrat që përfshijnë janë 128 njësi banimi individuale dhe 15 pallate te ato kolektive. Hapësirat publike do të jenë 3270 metra, por edhe hapësirat e gjelbra. Do të ketë parkime nëntokësore. Apartamentet i kemi ndarë njësitë në numra sipas familjeve, 1+1, 2+1 dhe 3+1. Pallatet jo më të larta se 5 kate. Banesat kolektive do të detajohen në vijim, kemi tipologjitë" tha ajo.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj theksoi se në fund të korrikut kantieret do të jenë të hapura të gjitha. "Sot jemi në avancë të vlerësimeve të cdo dosje të bashkive, kemi një plan të detajuar. Të hënën u hap procedura nga FSHZH. BE-ja për 15 mln eurot e para ka filluar detajimin e shkollave që do ndërtohen. Gjermania do të bëjë 3 shkolla. Jashtë zonës së Tiranës kemi ecur me detajimin e planeve, brenda Tiranës jemi në fazën analitike të kostove. Brenda kësaj jave do të konkludojmë brenda kësaj jave që të hapet procedura. Në fund të korrikut të hapin kantieret për të gjitha banesat kolektive" tha ai.

Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit theksoi se "Shumë shpejt po bëhet gati sheshi i ndërtimit për banesat individuale për të filluar punën. Brenda dhjetorit në këtë zonë është e mundshme të jenë gati shtëpitë. Në Thumanë pjesa më e madhe e prishjeve ka mbaruar".  Kryebashkiaku Artur Bushi tha se në këtë zonë do të zhvendoset markata e qytetit për t'i dhënë më shumë zhvillim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/04/2020 01:32

    Ne U.S.A. eshte HOA qe kujdeset per pallatet dhe zonat e rrethuara kundrejt nje pagese mujore,pak a shume si administratoret e pallateve ne Shqiperi por jane me te ashper ,kur ke ndonje pakenaqesi me ta e zgjedh vetem me gjyq.Nuk besoj qe shqiptaret jane gati per te ngjashme me HOA,por Rama duhet ti ndaloje patjeter me ligj qe te mos behen shtesa ose ndryshime te projektit nga vete banoret,gjithashtu parkingjet duhet te jene nentokesore,nen pallate.

    Përgjigju
  • Sh.mire",por: 29/04/2020 16:57

    Duhet studiuar me kujdes..,qe mos kthehen ne Geto..,ndertoni Shkolla e kopshte..dhe detyroni ndertuesit qe per cdo ndertim..te bejne hapsire te gjelber e clodhese..

    Përgjigju
  • Ava: 29/04/2020 16:24

    Ça jane keto pallate me kembe. Juve me duket se doni qe t’i kaloni keta njerez nga nje tmerr ne tjetrin. Ndertojini si e gjithe bota qe i ka parkimet afer pallatit. Keta arkitekte kot, le te shohin si nderton bota pallate te uleta dhe hapsiren rreth pallateve e ndan ne zone te gjelber me bar dhe vend per parkim. Pse ua komplikoni me shume jeten ketyre njerezve qe kane pare tmerr me sy. Keto modele pallatesh i ngjajne krejt asaj baneses qe ra ne Durres.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 29/04/2020 16:12

    Jepi Edo je njish

    Përgjigju
  • Miri: 29/04/2020 15:58

    Kur ti bëni dhe njerezit të hyjnë brenda, duhet qe çdo muaj të paguajne taksen e mjedisit me qellim qe këto ndertesa dhe ambjenti perreth të mbahet, të punohet qe të mirembahen . Puna nuk mbaron vetem kur banorët hyjnë brenda se pastaj do behet siç u be me pallatet e Enverit qe deri sot nuk kanë parë asnjë restaurim si dhe mjediset perreth tyre janë të qelbur. Pra qe të mos degradojne ndertesat dhe mjedisi perreth, banorët duhen të paguajne takse mujorebper mirmbajtjen. Ju lutem , pyetni ambasadat skandinave si I menaxhojne këto mjedise me ndertesa ne grup. Këto ndertesa kur të ndertohen duhet të jene nje llogari bankare të tyren, dmth I gjithë blloku I ndertesave duhet të kete nje llogari ku banorët muaj për muaj në nje ditë të caktuar të paguajne taksen e mirmbajtjes. Keshtu, ky bllok ndertesash donte krijoje pasurine e tij e cila duhet administruar nga njerëz korrekte. Keshtu, banorët donte jetojne në nje mjedis te qyteteruar me të gjitha sherbimet ashtu siç u ka hije. Edhe nje here u lutemi pyesni sepse vendet skandinave i menaxhojne blloqet e ndertesave në kete menyre . E njejta gje të ndodhi kudo neper Shqiperi nqse ndertohen grup pallatesh sepse vetem keshtu do të rritet ndjesia e mirë nepermjet pastertise, bukurise dhe estetikes së larte. E keqja me Shqipërinë eshte se nuk eshte vepruar keshtu për 30 vjet dhe se kush ka ndertuar si i ka dashur qejfi duke prishur e shkaterruar natyren dhe duke u vrarë me njeri-tjetrin. Flm!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës