Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” dhe vendimit për vendosjen e bustit të aktores Hajrie Rondo në qendrën e qytetit, në praninë e qindra qytetarëve delvinjotë, sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të bustit të aktores me origjinë nga Delvina.
Në mesditën e 9 shtatorit 2017,, pas muajsh të gjatë në luftë me kancerin, Tana e famshme e filmit “Përrallë nga e kaluara”, dha frymën e fundit në moshën 66 vjeçare. Rondo luftoi prej disa vitesh me kancerin, derisa i fitoi betejat e para dhe mundi të ringjitej sërish në skenë, për të interpretuar rolin e Sanijes në komedinë “Tre dhëndurët” në Teatrin e Metropolit, vjeshtën e vitit të shkuar.
E lindur në Delvinë me 1 mars 1951, aktorja 66 vjeçare ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Roli i saj i fundit në kinema, ishte në vitin 2011 tek filmi “Ballkan Pazar”, ndërsa në 2009 luajti rolin e Semihasë në filmin “Ne dhe Lenini”. Rondo ka spikatur me rolet e saj edhe në filmat: “Tifozët”, “Borxhliu” , “Dashuri në krisma”, “Gjithë fajet i ka paraja”, “Pesha e kohës”, “Një vit i gjatë”, “Kush vdes në këmbë”, “Një emër midis njerëzve”, “Nëntori i dytë”, “Agimet e stinës së madhe”, “Vëllezër dhe shokë”, etj.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.3%
-
Jo
21.8%
-
Nuk e di
54.9%
Vota total: 11106
Lajme të tjera
-
U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime
2 Maj, 07:16
-
Skafi pësoi defekt në det, shpëtohen 11 turistë në Vlorë
1 Maj, 18:54
-
I doli emri tek emisioni i “RAI3”, flet Petritaj: Dy kontratat e dhurimit s’kanë asgjë kriminale
1 Maj, 15:46
-
Nga Sri Lanka në Vlorë, erdhën si punëtorë fabrike por dëshirojnë të qëndrojnë në Shqipëri
1 Maj, 14:48
-
Kushtetuesja la në fuqi marrëveshjen për Butrintin, reagon UNESCO: Po monitorojmë nga afër! Shqetësimet do të shqyrtohen
1 Maj, 14:04
-
Basketboll femra/ Flamurtari mund Tiranën, vlonjatet mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion
1 Maj, 11:59
-
VIDEO/ Aksident i 3-fishtë në Vlorë, disa të lënduar
30 Prill, 22:11
-
Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin
30 Prill, 14:51
-
E dënuar për mashtrim, arrestohet 29-vjeçarja në Vlorë
29 Prill, 17:19
-
Sarandë/ Në Syrin e Kaltër tren për të moshuarit e fëmijët! Bileta do të kushtojë 300 lekë
29 Prill, 15:11
-
Kanosi nxënësit me thikë teksa luanin në Lungomaren e Vlorës, 30-vjeçari me probleme mendore dërgohet në spitalin psikiatrik
28 Prill, 17:12
-
Vlorë/ Burri kërcënon me thikë nxënësit, po luanin në Lungomare! Autori me probleme të shëndetit mendor
27 Prill, 23:01