Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Patos, arrestohet 61-vjeçari, në kërkim djemtë e tij! Sekuestrohet 17.5 kg kanabis, 2 armë e municion luftarak! Në pranga edhe një 54-vjeçare (VIDEO)

FIER- Selman Gropa, 61-vjeç është arrestuar nga policia, pasi kishte përshtatur banesën e tij për të kultivuar kanabis, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë te tij Elsem Gropa, 39 vjeç dhe Gazmend Gropa, 26 vjeç.

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit ‘Grizë’. Gjatë kontrollit të policisë në lagjen "29 Marsi", në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 208 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 17.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, 1448 fara kanabisi.

Po ashtu policia gjeti dhe sekuestroi edhe 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu, u asgjësuan bimë të dyshuara narkotike kanabis, që ishin kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të kësaj banese dhe fidanë të dyshuar kanabis, të kultivuar në kubikë. 

Në vijim të kontrollit të territorit, në zonën ku po zhvillohej operacioni, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases Valentina Gropa, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kanabis. Policia arrestoi 54 vjeçaren Valentina Gropa, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak".

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë