Zbulohet pasuria e Saimir Taullaut që SPAK-u i kërkon gjykatës ta sekuestrojë! Avokati: Pronat janë të vëllezërve

Zbulohet pasuria e Saimir Taullaut që SPAK-u i kërkon gjykatës ta sekuestrojë! Avokati: Pronat janë të vëllezërve

Saimir Taullau

TIRANE-Mes kërkesave që SPAK-u njoftoi dje se ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për miratim sekuestroje është edhe pasuria e Saimir Taullaut. Por avokati i tij, Detar Hysi ka reaguar duke deklaruar se pronat që janë sekuestruar janë vendosur me burim të ligjshëm dhe se janë në emër të vëllezërve të Taullaut. Ai theksoi se pronat, sipas tij të ligjshme janë blerë me kontratë shitje toke në vitin 2006 me vlerë 3.2 mln euro. Sipas tij, "SPAK-u ka tejkaluar kompetencat, do ndjekim procedurat ligjore për kthimin e pronave, pasi janë të ligjshme" tha Hysi, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Pasuria e Saimir Taullaut, sipas OFL-së dërguar për miratim sekuestroje në gjykatë
Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.
Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.
Automjeti tip “JEEP”,  me ngjyrë të errët


Kush është Saimir Taullau
Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.

Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, p ngjarje ende nuk është zbardhur.

N ë dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Y...: 25/02/2020 11:50

    Ik more avokat se ti je i zhytur kemb e koke me korrupsjonin tend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj