Zbulohet shkaku i vërtetë, pse u ngatërrua himni i Shqipërisë në Francë

Zbulohet shkaku i vërtetë, pse u ngatërrua himni i Shqipërisë në Francë

Lojtarët e Shqipërisë në momentin e ngatërrimit të himnit

FRANCË- Incidenti i djeshëm me ngatërrimin e himnit të Shqipërisë me atë të Andorrës ka qenë kolektiv dhe jo vetëm i Federatës Franceze të Futbollit. Ndeshja Francë- Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020 filloi 7 minuta me vonesë pasi në fillim kur kombëtarja shqiptare e futbollit duhet të këndonte himnin e saj, në sfond u shfaq himni i Andorrës pa u ndërprerë. Më pas vijoi ai francez ndërkohë tifozat shqiptarë në Stade de France duke e marrë si provokim të rëndë nisën të ofendonin dhe fërshëllenin. 

Por e gjitha ka qenë një ngatërresë edhe pse ndodhi në një nga stadiumet dhe shtetet më të rëndësishme të botës. Këtë e ka zbuluar një media sportive franceze, RMC Sport. FFF ka një shërbim protokoll që bashkëpunon ngushtë me marketingun në menaxhimin e organizimit të një takimi ndërkombëtar, miqësor ose zyrtar.

Dhe përsa i përket himneve të skuadrave mike, shërbimet e Federatës Franceze të Futbollit i marin nga UEFA nëpërmjet shërbimeve postare. Por shërbimeve të FFF i kanë ardhru dy emaile sipas RMC Sport. Një për Shqipërinë dhe një për Andorrën pasi Franca të martën pret në të njëjtin stadium kombëtaren e Koldo Alvarez. 

Duket se në adresë të shërbimeve të FFF kanë ardhur dy emaile (shkëmbime postare) dhe për ironi të fatit është hapur himni i Andorrës dhe jo ai i Shqipërisë. Kjo ka ndodhur pasi në stafin e agjensisë ka pasur një moment konfuzioni dhe gabimi është kryer nga një person, cili gabimisht hapi himnin e Andorrës. Padyshim rastësisë nuk mund të justifikohet faji i FFF-së apo shërbimeve të saj dhe pse deri tani nuk është marë asnjë masë. Trajneri Didier Deschamps deklaroi se gabimi me himnin nuk duhet të ndodhë më ndërsa dhe vetë Presidenti francez i ka kërkuar ndjesë Edi Ramës, ndjesë e cila është pranuar nga kryeministri i Shqipërisë.

Por një gafë e dytë e cila ka mbetur e pashpjeguar, e pajustifikuar dhe e pafalur është se Shqipërisë nuk iu kërkua falje në fillim, por spikeri tha " I kërkojmë falje Armenisë''. Duke bërë që tifozat kuqezinj që ndodheshin në Saint Denis të shpërthenin në fërshëllima.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tepelena: 09/09/2019 06:53

    Francezet e dine shume mire se kush eshte Albania dhe himnin e saj sepse nuk eshte hera e pare qe luajme bashke .. poeshte se françuket nuk kane as nje fare respekti per ne perkundrazi na urrejne dhe nençemojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin