'Sami Frashëri', shkolla e parë që do të shembet dhe ndërtohet me ndihmat e mbledhura në Bruksel për tërmetin

'Sami Frashëri', shkolla e parë që do të shembet dhe ndërtohet me ndihmat e mbledhura në Bruksel për tërmetin

Gjimnazi Sami Frashëri

TIRANË - “Sami Frashëri” pritet që të jetë një prej shkollave që do të përfitojnë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel gjatë Konferencës së Donatorëve. Duke përshëndetur solidaritetin ndërkombëtar që i dha Shqipërisë 1.15 miliardë euro ndihma për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, tha se prioritet i bashkisë janë shkollat dhe çerdhet.

“Lajmi i mirë që na erdhi nga Brukseli dje, ishte se e gjithë shuma e kërkuar u realizua. Një sukses spektakolar i Edi Ramës dhe i skuadrës që punoi për t’ia mbërritur kësaj dite. Sigurisht, prioritet për Bashkinë e Tiranës janë kopshtet, shkollat dhe çerdhet e reja. Një shkollë e re, që me shumë gjasa do të burojë nga ky projekt, është ish shkolla ime, gjimnazi “Sami Frashëri”. Mund ta rikonstruktosh me nyje higjieno-sanitare sa të duash, me dyer të reja, por themelet dhe kolonat janë po ato të viteve ‘60. Shkolla mund të rikonstruktohet sa të dojë, por janë po ato themele, po ato kolona, të cilat nuk mbajnë me një tërmet tjetër, që larg qoftë mos ardhtë kurrë. Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë e para që do të përfitojë nga grantet e fituara në Bruksel për Bashkinë e Tiranë, sigurisht edhe shkollat e tjera nëpër fshatra dhe padyshim edhe lagjet e reja të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Këtë deklaratë qytetari i parë i Tiranës e bëri teksa pa nga afër,  kopshtin dhe çerdhen e re në Kodër Kamëz që u rindërtua  të pritur 150  fëmijë të zonës, ndërtuar nga Bashkia e Tiranës mbi rrënojat e godinës që në vitet ’70.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës.

“Jam i lumtur që e mbajtëm premtimin për një komunitet, i cili prej vitesh mendonte se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Edhe kur kam ardhur për prezantimin e planit apo për ta inspektuar, shumica e njerëzve thoshin me dyshim: “Ah, mo lali, sa kemi parë ne që vijnë, marrin votat dhe nuk kthehen më kurrë që ta mbarojnë këtë punë’. Jam i lumtur që e mbaruam, e mbajtëm fjalën! E di që jemi shumë kërkues dhe themi: ‘Edhe këtë, edhe ngrohjen, edhe dopio xhamin, edhe parketin’, por pashë se s’kishim lënë asgjë mangët. Fëmijët e Kodër Kamzës e meritojnë këtë!”, tha Veliaj.

Njëkohësisht në Kodër Kamëz po vijon puna edhe për dy shkollat e reja, një 9-vjeçare dhe një e mesme, që pritet t’i japin fund mësimit me dy turne. “Sot 150 familje lirohen të shkojnë në punë, kurse fëmijët shkojnë në një kopësht edhe me drekë. Lajmi tjetër i mirë për komunitetin e Kodër-Kamzës është shkolla: Kalova, e pashë që ishte ngritur binaja e shkollës së re “Nënë Tereza”. Aty në fakt do të jenë dy shkolla, një 9-vjeçare dhe një e mesme”, sqaroi Veliaj.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • helio: 19/02/2020 00:07

    SHIKOJENI mire kete sami frasherin se ndoshta ka nevoje per ristrukturim….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin