Zbulohet skema e vjedhjes së 2.5
milionë euro TVSH, 25 të hetua

Zbulohet skema e vjedhjes së 2.5<br />milionë euro TVSH, 25 të hetua
TIRANË - Zbulohet një tjetër skemë e mashtrimit me anë të TVSH-së, në shumën prej më shumë se 2.5 milionë euro. Prokuroria e Kukësit sot ka përfunduar hetimin për këtë skemë dhe ka çuar dosjen në gjykatë në ngarkim të 25 personave, administratorë kompanish.
 
Këta përsona janë akuzuar se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale të “mashtrimit”, “fallsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” e kryer në bashkëpunimdhe veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i K.Penal.
 
Kjo çështje është hetuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Nga hetimi i kësaj çështje ka rezultuar se Subjekti “Diell – IIB” me administrator shtetasin kosovar të hetuar në gjendje arresti në burg, Ismet Syla, pasi është regjistruar në Drejtorine Rajonale të Tatimeve Kukës, ka terhequr në këtë Drejtori disa blloqe me fatura TVSH-je dhe ka përdorur këto fatura në shitje për subjekte të tjerë.
 
Nga hetimet ka rezultuar se ky subjekt është fiktiv, pa aktivitet real, pasi:
-Nuk ka bërë deklarime në shitje e as në blerje.
-Nuk ka të deklaruar fuqi punëtore apo mjetet të nevojshme për përballim të aktivitetit.
-Nuk ka një qendër të ushtrimit të aktivitetit.
-Faturat e lëshuara janë të fallsifikuara e fiktive, etj
Si rezultat, për faturat e lëshuara në shitje nuk ka paguar asnjë detyrim ndaj shtetit si TVSH, tatim fitimi, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore etj.
Ndërkohë këto fatura janë deklaruar në blerje duke përfituar kreditimin e TVSH nga subjektet e përfshira në këtë skemë mashtrimi me administratorët e mëposhtëm.
 
Të pandehurit janë:
Petrit Imeraj
Thanas Çuko
Arol Kola
Pjerin Gjoka
Luan Gjoka
Gjin Doçi
Alfred Ndoci
Nikoll Nikolli
Pashk Prendi
Bardhok Prendokaj
Ludovik Prenga
Nikolin Zaja
Edmond Sejdiraj
Baki Rakipaj
Arman Dervishi
Preng Rrapi
Skender Bokçiu
Pjetër Dodaj
Musa Kalia
Preng Deda
Xhevahir Karaj
Krenar Muka
Mujo Qyrdeti
Alban Ademi
 
Administratorëve të këtyre subjekteve u është komunikuar akuza për veprat penale të përmendura më sipër, dhe çështja do kalojë për gjykim.
 
Dëmi i shkaktuar nga aktiviteti kriminal i kryer në bashkëpunim nga të pandehurit arrin vlerën rreth 2.5 milion Euro. Administrata Tatimore është e vendosur të vazhdojë luftën kundër evazionit fiskal duke dërguar para drejtësisë çdo rast të mashtrimit me TVSH apo fshehjes së të ardhurave.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite