Nesër opozita bllokon akset kryesore, 2 orë para protestës Soreca takon aleatët e Bashës

Nesër në orën 18:00 Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojë protestën e radhës, e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin.

Ndërkohë që dy orë përpara protestës, krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, aleatë të PD dhe LSI do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca.

Burime për Report Tv konfirmojnë pikat që opozita do të bllokojë nesër pasdite me rreth një orë. Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot. Një tjetër pikë do të jetë ajo te Shkëmbi i Kavajës dhe kryesorja te sheshi 'Shqiponja' për të bllokuar hyrjen në Tiranë.  Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë. 

Vitin e kaluar, po në këto arterie kryesore të vendit opozita bllokoi rrugët disa herë si shenjë e mosbindjes civile. Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ.

Pikat që do të bllokohen nga opozita
Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja
Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit
Fier, rrethrrotullimi Sheq
Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh
Milot, karburanti në autostradë

Ish-deputetët që do ndjekin bllokimin e rrugës në Tiranë do të jenë:
Dhurata Cupi
Astrit Veliaj
Fatbardha Kadiu
Genc Pollo
Valentina Duka
Klevis Balliu
Isuf Cela
 Aldo Bumci
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Grida Duma
 Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Halim Kosova
Gent Strazimri
Agron Shehaj

Në Durrës do të jenë;
Edi Paloka
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Florion Mima

Në Elbasan do të jenë;
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luçiano Boçi
Ervin Salianji
Hekuran Hoxhalli

Në Fier do të jenë;
Enkelejd Alibeaj
Nada Meçorapaj
Tritan Shehu

Në Milot do të jenë;
Flamur Noka
Lorenc Luka
Bardh Spahia
Izmira Ulqinaku
Romeo Gurakuqi
Xhemal Gjunkshi
Lindita Metaliaj
Andon Frrokaj

d.ba./m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Putini: 25/04/2019 01:41

    Ju me doni mua qe tjua bej kurrizin me te bute se barkun.

    Përgjigju
  • erti: 25/04/2019 00:30

    policia mos ti toleroje po ti shperdaj me gaz lotsjelles

    Përgjigju
  • Ilir: 24/04/2019 22:25

    Luli, Mona, Edi, Tau, Mozi, Sale dhe Like ju ardhte hakut i madhi Zot qe tallni meneren me kete popull te pervuajtur. Me keq se Caushesku do perfundoni te gjithe

    Përgjigju
  • Edi: 24/04/2019 21:24

    Ju lutem vllezer ne rast te tilla ndihmoni kombin jo ta shkatroni

    Përgjigju
  • Ilo: 24/04/2019 17:54

    Prokuroria duhet te veproje aq me shume qe organizatoret e kane shpallur veten, nuk mund te pengohet levizja e njerzve pse dy tre budallenj duan te vine ne pushtet me dhune dhe jo me zgjedhje

    Përgjigju
    • Ore ore lule bore: 24/04/2019 18:17

      Prokuroria don siguri o shoku,se keto politiqenet te cojne te shohesh rrenjet e pemes,kush do i japi siguri kryeministri me brekushe qe eshte bashke me saliun dhe liken

  • Kllufi: 24/04/2019 17:51

    Kllufat mendojnë se kjo që bën basha është rastësi dhe vjen nga padija dhe rastësia...kjo që ndodh është kalkulim i pastër...eshte fiks si ajo fabula me zogun qe kish ftohte macokun dhe bajgen e lopes ku morali është jo çdo kush që të fut brenda e ben per keq e jo cdo kush qe te nxjerr e bën për mire...ti gezojme farsat e majte e djathte se ka vetem nje realitet popull i nenshtruar dhe sunduar nga e njejta kaste tung

    Përgjigju
    • Cna gjeti: 24/04/2019 18:13

      Problemi eshte qe paska kllufa me shumice qe pas 30 vjetesh se kuptojne qe PS PD LSI jane e njejta bande hajdutesh qe bejne teater me shqiptaret

  • Protestuesi: 24/04/2019 16:40

    Merni dhe Shegën e Ervini se ju bënë punë ajo po u nxehët shumë nga protesta, dëgjoni mua është grua zemër mirë ka për t'ju ndihmuar.

    Përgjigju
  • Unë: 24/04/2019 15:32

    Sapo lexova një lajm, në Hong Kong organizatorët e protestës u dënuan me 16 muaj burg. Kështu funksionon shteti le ta quajnë si të duan të pabindurit.

    Përgjigju
  • moni: 24/04/2019 13:58

    Po do bejne nje xhiro rreth e qark e gishtin ne b... populli nuk ju beson me o legena! Ju nuk e doni vendin , doni vetem te mirat materiale per vehte e familjen tuaj!

    Përgjigju
  • Vlora: 24/04/2019 13:35

    Ketej nga Vlora per pushime pastaj me vrap... ahahaaa

    Përgjigju
  • Lulja: 24/04/2019 13:33

    Lulit futjani gishtin ne bythe kesaj rradhe se e kaperxen trarin me shpejt.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/04/2019 13:31

    Po kjo Nada moj te keqen pse ne Fiert?

    Përgjigju
  • POPULLI: 24/04/2019 12:31

    Menjehere te arrestohen organizatoret e bllokimit te rrugeve me ideatorin e se keqes Sali kriminelin Prokuroria te beje gati urdhrat arrestetet

    Përgjigju
  • Emiliano: 24/04/2019 11:54

    Edi Rama duhet ta tregojë veten nëse ja vlen te jete kryeministër i Shqipërisë apo jo..... Duhet ti largojë me dhunë këta mbeturina që kërkojnë të paralizojne rrugët në gjithë Shqipërinë.... Keta duhet të largohen me forcë nga bllokimi i rrugeve

    Përgjigju
    • Akoma se keni kuptuar: 24/04/2019 18:04

      Edi Rama shoku ketyre eshte apo se kupton

  • AltinTop: 24/04/2019 11:46

    E vetmja alternative qe ka kjo opozite eshte bllokimi....cfar turpi

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/04/2019 10:35

    Njerez te deshperuar bejne gjera te deshperuara por megjithate jane specje ne zhdukje e siper thjesht po bejne perpelitjet e fundit....

    Përgjigju
  • CaBone: 24/04/2019 10:22

    Ikni lenja ate popull te qet o ju shkaperdhefsha fisin e rracen e ca te keni o fundrrina. Ju qe kryesone dhe ata qe ju ndjekin. Ishalla dalin njerzit e thjesht neser ne rrug e tju a thyjn turinjt mu ne mes te rruges dhe pastaj te ikni ne te smses.

    Përgjigju
  • robi: 24/04/2019 10:17

    ne balle te protestes lristat naziskine te haremit famekeq te Jales me Floida surratufon ne krye dhe naziskinet e mamurasit me Belind gernetaxhiun e pd se dhe Klevis krricin e faros,,,,

    Përgjigju
  • Hinglateri: 24/04/2019 10:14

    Kesaj i thone te hane mu... dhe muk kane te sosur

    Përgjigju
  • Ariu: 24/04/2019 10:10

    Po ujë që nuk dua të Protestoj pse duhet të më bllokosh rrugën?? Kjo është Gomarllëku më i madh që dëgjoj.

    Përgjigju
  • Taku: 24/04/2019 09:46

    Ju duheni shtypur me rrula o mtq e saleh berishes

    Përgjigju
    • raul: 24/04/2019 12:43

      Flamur Herman Geringun e paskan caktuar tek shpellaret dhe horrat e Lacit se atje ai ka shpirtin dhe zemren , vetem ato horra drogmene i shkojne pas,