Zbuloni çfarë thotë horoskopi kinez për muajin e parë të vitit 2020, mësoni edhe shenjën tuaj

Zbuloni çfarë thotë horoskopi kinez për muajin e parë të vitit 2020, mësoni edhe shenjën tuaj

MIU- 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008

Ne tërësi ky do jete një muaj me shume fat për te gjithë ju. Jeta sentimentale do ece për mrekulli pasi ju do ndërmerrni plot iniciativa dhe do bëni gjera qe do i shtojnë emocionet. Beqaret nuk do ndalen se kërkuari dashurinë dhe do dine si ta bëjnë për vete një person qe do pëlqejnë. Shëndeti mund te ketë vetëm ndonjë shqetësim te vogël si pasoje e lodhjes apo ngarkesës ne pune, por asgjë për t’u alarmuar. Financat do dini si t’i menaxhoni me më shume seriozitet dhe përkujdes. Ne pune do keni aq shume sukses dhe arritje saqë ndonjëherë do ju duket sikur jeni ne ëndërr.

BUALLI- 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009

Ky muaj nuk do filloje mire për ata qe janë ne një lidhje. Do iu kujtohen disa tema te nxehta dhe debatet do jene te vazhdueshme. Nëse asnjeri nuk hap rruge situata mund te ndërlikohet edhe me shume. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor shume te mire dhe te gjithë do i preferojnë t’i kenë pranë. Shëndeti nuk do jete ne formën me te mire te mundshme. Konsumoni me shume proteina dhe vitamina. Financat here pas here mund te bëhen edhe delikate, kështu qe duhet pasur kujdes me çdo hap. Ne pune duhet te përfitoni nga çdo mundësi për ta treguar veten dhe duhet te luftoni fort për çdo gjë. Javët e fundit do jene me pozitive.

TIGRI- 1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010

Juve qe jeni ne një lidhje do kërkoni gjera te pamundura këtë muaj dhe pjesa me e madhe e dëshirave nuk do mund t’iu realizohen. Beqaret nuk do jene aspak te përqendruar për te filluar një lidhje dhe do mbeten me statusin qe kane. Shëndeti do vije duke u përmirësuar pas javës se pare. Nuk do ndieni me as dhimbje shpine e as dhimbje barku. Financat po nuk i mbajtët nen kujdes ka rrezik te marrin tatëpjetën dhe nuk do arrini dot t’i ekuilibroni me pas pa ndihmën e te afërmve. Ne pune ka rrezik te jeni impulsive dhe nuk do iu jepni shume rëndësi detajeve te vogla. ka rrezik te bëni gabime te pafalshme.

LEPURI- 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011

Muaji do filloje pozitivisht për çiftet. Ata do dashurohen pa dorashka dhe do ndihen mire, por pas javës se pare persona te trete do ju prishin gjithçka. Ata do i nxitin te kenë dyshime gjithë kohës dhe te mos besojnë për asnjë çast tek personi ne krah. Beqaret do kenë takime, por jo mundësi për lidhje serioze. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë probleme. Kujdes nga e ftohura sepse mund t’iu lere me pasoja. Buxheti do mbetet i mire sepse ne çdo moment do shpenzoni me maturi, por dhe te ardhurat nga puna do jene te kënaqshme. Jeta profesionale do ece ne rrugën e duhur. Do jeni te logjikshëm dhe nuk do nxitoheni.

DRAGOI- 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012

Për te dashuruarit ky ka për te qene një muaj i mbushur me risi dhe emocione. As ju as partneri nuk do e lejoni t’iu pushtoje rutina dhe do bëni gjithçka për t’u ndier ndryshe. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete, por t’i shprehin pëlqimet dhe ndjenjat për dike. Shëndeti nuk do jete i keq. Përveç ndonjë dhimbjeje koke apo lodhjeje nuk do keni asgjë për t’u shqetësuar. Ne planin financiar nuk do ecni asnjë çast me sy mbyllur, përkundrazi do kontrolloni buxhetin para se te shpenzoni. Ne pune do jeni ambicioze dhe askush nuk do ju pengoje dot te bëni ato qe keni menduar. Te gjithë do habiten nga arritjet tuaja.

GJARPRI- 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Duhet te bëni te pamundurën këtë muaj qe te menaxhoni nervat dhe te mos flisni pa u menduar nëse jeni ne një lidhje. Vetëm kështu klima do mund te ngrohet. Ata qe ende e kane zemrën te lire me shume gjate do adhurohen nga shume persona dhe do kenë mundësi zgjedhjeje. Shëndeti dy javët e para do jete i mire, por pas datës 16 do ndieni dhimbje shpine dhe kolla do jete e padurueshme. Ne planin financiar mos e torturoni veten kot, nëse nuk do keni një gjendje te mire kërkoni ndihme, ose merrni borxhe. Ne pune do jeni metodike dhe nuk do hidhni asnjë hap pa i bere me kujdes llogarite.

KALI- 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Jeta sentimentale ka për te qene e shkëlqyer. Do ndani çdo gjë me personin ne krah dhe nuk do lejoni qe rutina t’iu pushtoje. Beqaret kane për t’u ndier mire ne çdo moment dhe disa persona qe do i joshin do i tërheqin me tepër se disa te tjerë. Mos keni frike te hidhni hapa. Shëndeti do jete here i mire dhe here problematik. Nuk do mundni dot t’iu shpëtoni virozave dhe për një jave do jeni pa fuqi dhe do keni dhimbje koke e trupi. Buxheti do jete me i qëndrueshëm se një muaj me pare, megjithatë duhen shmangur me çdo kusht shpenzimet e mëdha. Ne pune do jeni nder ata qe do arrini si me magji objektivat.

DHIA- 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Kokëfortësia, papjekuria dhe impulsiviteti do ju çojnë drejt gabimeve juve qe jeni ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin nuk ka për te qene aspak e qete. Beqaret here pas here do jene te shpërqendruar dhe ka rrezik qe te humbasin disa mundësi te shkëlqyera. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar sidomos për ata qe do mbajnë dieta strikte për te rene ne peshe. Financat nuk do jene te mira, kështu qe nëse nuk doni te mbeteni pa para shmangni investimet e mëdha. Puna do ece me ritme te shpejta dhe do arrini shpejt rezultatin final. Disa mund te ndryshojnë edhe detyrën qe kane.

MAJMUNI- 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Këtë muaj do jeni me te përkujdesur për jetën tuaj sentimentale dhe do bëni gjithçka qe te riktheni gëzimin dhe harmoninë mes jush dhe partnerit. Pas datës 13 gjerat do përmirësohen goxha. Beqaret gjithashtu do dine si te joshin dhe do bëjnë për vete një person interesant. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla javën e pare dhe me pas do normalizohet. Beni pak kujdes me te kripurat dhe pikantet. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do mund te bëni investimet e mëdha te menduara prej kohesh. Ne pune do keni me tepër arritje nëse keni një biznes tuajin. Te tjerët do kalojnë sfida, por serish do ja dalin.

GJELI- 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Për ju do ketë shume probleme ne çift gjate këtij muaji. Sido qe te jete duhet te flisni hapur me atë qe keni ne krah për disa çështje delikate. Miqtë e ngushte do ju gjendjen pranë dhe do iu ndihmojnë ne çdo moment. Beqaret thjesht do fiksohen pas disa personave, por nuk do kenë guxim t’ia shprehin ndjenjat. Edhe këtë muaj do mbeten vetëm. Shëndeti duhet pasur me tepër ne vëmendje para se situata te përkeqësohet. Financat do jene delikate vetëm javën e pare, ndërkohë qe me pas gjendja do normalizohet. Ne pune do bëni mire te ecni me plane dhe te mos shpërqendroheni me gjera pa vlere. Nëse ju bëhen propozime mendohuni mire para se te jepni përgjigje.

QENI- 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018

Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te flisni me takt dhe diplomaci gjate këtij muaji ne mënyrë qe te mos ju dalin aspak probleme. Këshillave te miqve te afërm duhet t’ua vini veshin. Beqaret me mire te mos nxitohen te marrin vendime pa qene te sigurt për hapat qe duhet te hedhin. Shëndeti do jete goxha me i mire dhe me i qete se me pare. Pas datës 10 do jeni me te qete. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga spondeliatroza. Financat nuk do jene aspak te mira, madje edhe për gjerat me te domosdoshme do keni vështirësi. Ne pune mos u shpërqendroni ne fusha te ndryshme, por përkushtojuni gjerave me kryesore.

DERRI- 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Qe javën e pare te muajit do ketë konflikte dhe probleme ne jetën tuaj ne çift. Do bini për shume gjera ne kundërshti me partnerin dhe asnjeri nuk do toleroje. Po vazhduat gjate kështu do shkatërroni gjithçka. Beqaret do jene gati te bëjnë edhe sakrifica vetëm për ta ndryshuar statusin dhe do ja dalin mbanë. Shëndeti do jete gjithë kohës i qëndrueshëm dhe i qete. Do merrni fryme lirisht. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes dhe përpikëri kështu qe gjendja do jete e kënaqshme. Ne pune do jeni ambicioze dhe te vendosur për te arritur atje ku dëshironi. Me pak mundim, por do ja dilni mbanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët