'Zecchino d’oro' në vendin e shqiponjave, sallat plot me vogëlushë, shqiptarët këndojnë italisht, italianët flasin shqip, Bucci: U rritëm me këto këngë!

Salla ‘Tonin Harapi’ i rri ngushtë vogëlushëve pjesëmarrës në konkurs. ‘Zecchino d’oro’ rikthehet për të dytin vit në vendin e Shqiponjave, e fill pas spektaklit në Durrës, Tirana bëhet pritëse e talentit të tyre.

Në Itali, Zecchino d’oro shënon një traditë 63-vjeçare, me këngët e së cilës janë rritur disa breza. Pjesë e tij kanë qenë edhe fëmijë shqiptar, si Alfonso Baba nga Shkodra që ka marrë pjesë në 1992 me këngën “La cicala”.

“Jam shumë i lumtur për entuziazmin që po has, është një konfirmim më shumë se ia ka vlejtur barra qeranë. Duhet të dini se edhe unë jam rritur duke dëgjuar Zechino d’oro... Madje ka pasur një këngë që e këndoja gjithmonë, titullohej ‘Volevo un gato nero’, rrëfen ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci.

Sabrina Simoni, dirigjente e korit të Antoniano Rai-t , Zecchino d’oro në Bolonja, rrëfen se talentet janë të shumta edhe në vendin tonë, dhe dëshirën e tyre për të performuar e rrëfejnë sallat e tejmbushura.

“Sallat janë absolutisht plot, e kjo do të thotë që ka një vëmendje të madhe për Zecchino d’oro, për muzikën e për të kënduar bashkë. Sigurisht që talenti duhet kultivuar që në fëmijëri e të këndosh në kor nuk do të thotë të mos tregosh talentin personal, por që ta rrisësh atë bashkë me të tjerët për të zbuluar ndoshta edhe një talent që nuk e dije se e kishe, gjuhësor, muzikor, sepse muzika hap mendjen. Në Shqipëri ky konkurs mbahet duke risjellë këngë repertor, ndërsa në Itali çdo vit dalin pjesë të reja. Por në të ardhmen edhe këngë shqiptare mund të bëhen pjesë e Zecchino d’Oro, pasi konkursi e lejon diçka të tillë” , thotë Sabrina Simoni, dirigjente e korit të Antoniano Rai-t , Zecchino d’oro në Bolonja.

Pjesëmarrja e kopshteve këtë vit është risi, ndërsa vogëlushët nën dirigjimin e mësueseve interpretojnë disa nga pjesët më të bukura të kënduara në vite të kësaj ngjarje artistike. Mes fëmijëve, nga kopshte e shkolla të ndryshme, ka si pjesëmarrës edhe vogëlushë italianë, që prej vitesh jetojnë në Shqipëri, dhe e flasin gjuhën tonë mrekullisht.

Krahas Ambasadës Italiane e korit Antoniano Rai në Bolonja, Drejtoria Arsimore Tirane mbështet këtë konkurs, që siç thotë Simoni, pse jo, në të ardhmen mund të kthehet në traditë edhe shqiptare.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin