Zëdhënësi i PPE (simotra e PD) kritikoi ndryshimet kushtetuese, Spiropali: Po flet si Basha, duhet të nxisësh konsensus

Ministrja për Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar fort në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të Partive Popullore Europiane, Michael Gahler i cili kritikoi ndryshime kushtetuese të miratuara nga Kuvendi të bëra në mënyrë të njëanshme. Me një deklaratë të fortë, Spiropali shprehet se dikush duhet t'ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD në Parlamentin Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm dhe as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Spiropali shprehet se parlamenti shqiptar ka mazhorancë dhe opozitë, dhe se zëdhënësi i PPE, Gahler është duke folur në emër të opozitës që ka djegur mandatet.

"Dikush duhet t'ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD në Parlamentin Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Parlamenti ynë ka shumicë dhe opozitë, ndërsa opozita me gjuhën e së cilës flet zotëria i nderuar, ka "djegur mandatet" si asnjë parti tjetër në historinë e PPE! Ajo nuk ka as monopolin e opozitës shqiptare, as ndonjë të drejtë hyjnore mbi Parlamentin e mbi qeverinë e Shqipërisë. Me këtë rast e ftoj modestisht zotin Gahler të mos e fyejë në emër të Lulzim Bashës dhe si Lulzim Basha e partia e tij extra-parlamentare, as Parlamentin legjitim, as qeverinë e as opozitën parlamentare të Shqipërisë, e mbi të gjitha të mos e fyejë popullin shqiptar. I cili në shumicë dërrmuese kërkon hapjen e listave zgjedhore për të shprehur me votë preferencën jo vetëm për partinë, po edhe për kandidatët për deputetë", shkruan Spiropali.

Spiropali shkruan ndër të tjera se zëdhënësi i PPE nuk duhet të flasë në gjuhën e Lulzim Bashës dhe se deklaratat e tij ushqejnë edhe më shumë përçarjen e madhe politike që ekzisto në Shqipëri. Sipas Spiropalit, zëdhënësi i PPE, Gahler duhet të nxis dialog e bashkëpunim për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

"Jam e bindur që zëdhënësi i PPE nuk ka aspak qëllimin të jetë fyes, por fatkeqësisht gjuha e tij është fyese. Nga ana tjetër, jam gjithashtu e bindur se zoti Gahler nuk e di që me ndryshimet kushtetuese, ne e kemi futur Shqipërinë në kornizën e botës së OSBE/ODHIR, ku asnjë vend nuk e ka formulën "Frankestein" të koalicioneve parazgjedhore që kishte Shqipëria deri dje. Ashtu siç jam e bindur se nëse ai do të gjykojë procesin dhe produktin e këtyre ndryshimeve, nuk do të jetë dot kaq i përputhur me Lulzim Bashën dhe pretendimet absurde të Partisë Demokratike. Së fundi, dëshiroj t'i them zëdhënësit të PPE, se Shqipëria është shumë e vogël për përçarjen e madhe politike, për të cilën sigurisht ai nuk ka asnjë faj, po të cilën ai s'ka pse e ushqen me deklarata si e sotmja. Me siguri nëse ai do të kishte pyetur edhe përfaqësuesit e vendeve mike të Shqipërisë këtu në vendin tonë, të cilët e kanë ndjekur nga afër procesin, nuk do të kishte folur si Lulzim Basha duke nxitur përçarje, po do të kishte folur si ata, duke nxitur dialog e bashkëpunim për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për dialog gjithëpërfshirës, kështu që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, në vend se të kacavirren pas pasqyrave dhe shajnë e mallkojnë me një gjuhë që s'ka asnjë lidhje me vlerat e me etikën e PPE, duke abuzuar me deklaratën e zotit Gahler, janë të mirëpritur të na bashkohen në çdo kohë", shkruan Spiropali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Zëdhënësi i PPE (simotra e PD): Po ju monitorojmë, kërkojmë konsensus për reflektimet në Kodin Zgjedhor për listat

Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane (simotra e PD), eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka kritikuar ndryshimet kushtetuese në Shqipëri për hapjen e listave dhe koalicionet. Ai shprehet se një vendim i tillë duhet të ishte marrë në konsensus të plotë, ndërsa thekson se PPE do të monitorojë situatën duke nxitur konsensus mes palëve në këshillin politik për detajimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve për listat dhe koalicionet.

"Unë e konsideroj me shumë keqardhje dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë theu konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën. Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama e cila dëshiron negociatat e pranimit me BE të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale.

Nëse kjo qeveri dëshiron me ndershmëri negociatat e pranimit me BE, si mund të mos pranojë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare përkatëse për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë. Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik. Varet nga partitë dhe shqiptarët të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane" tha ai.

Ora 12:06
Hapja e listave/Deputeti i Bundestagut: Kuvendi i dha më shumë fuqi votuesve shqiptarë

Politikani i Bundestagut, Albert Weiler ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e listave duke theksuar se kjo i jep më shumë fuqi votuesve shqiptarë. Weiler shprehet se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapja e listave ka rritur demokracinë në Shqipëri, ndërsa thekson se janë përmbushur kërkesat e Bundestagut.

Albert Weiler ka shpërndarë statusin e Florian Hahn, raportuesi për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, i cili theksoi hapjen e listave, demokratizim të mëtejshëm të procesit zgjedhor.

"I dashur koleg Florian Hahn, ju keni 100% të drejtë! Jam krenar për mbështetjen e CDU / CSU për zhvillimin demokratik në Shqipëri. Me ndihmën e madhe të Joe Wadephul u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Plus: Votimi i ditës së sotme përmirëson fuqinë e të gjithë votuesve në Shqipëri. Kërkesat e Bundestag-ut janë përmbushur", shkruan Weiler

Kuvendi miratoi ditën e djeshme me 106 vota pro hapjen e listave për votuesit shqiptar për zgjedhjet e ardhshme të vendit, një vendim që u mbështet edhe nga faktori ndërkombëtar duke e cilësuar si rritje të fuqisë së zgjedhësve dhe se demokratizim të Reformës Zgjedhore.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se pandemia COVID-19 ka ndikuar në rritjen e çmimeve nëpër zonat turistike në vend?

Komento

Komente

  • F-35: 31/07/2020 17:11

    Ka ca kohe qe keta gjermanet s'po merren vesh. Cfare thote njeri se thote tjetri, njeri thumbit e tjetri patkoit! Pasi e ben Kosoven lesh arabi i jane kthyer Shqiperise! Deficitet gjeopolitike duan t'i kompensojne duke shantazhuar nje vend te vogel! Merruni me Kinen, Rusine, SHBA, Turqine po keni b*** e mos beni hijenen me ne!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 31/07/2020 14:42

    GAHLER O PLER TANI DO TË MARIN DORËN TY SE ÇFAR DO BËJN SHWIPTARËT. TI MBASE I DO SHQIPTARËT DI RUMUNËT NË FABRIKËN E MISHIT QË I PAGUANIT RUMUNËT ME 4 EURO ORËN NË KUSHTE MIZERABLE O GAHLER PLERA FUNDËRRIN. PO HAROJE JAN BRUM TJETËR DHQIPTARËT E SI NEPËRKËMB DOT. ZOTROTE A E DI TI O GALEHR PLER QË LYLI ËSHTË KRIMINEL E HAJDUT APO NGA KY MUHABET TI SMER VESH SE E KE MAR ZARFIN ME 100.000 EURO APO 200.000 EURO E NA TREGON LYLIN TI MOR MIZERJE. PO BRAVO TË QOFT O ELISA SPIROPALI TREGOI VËNDIN NDYRSIRËS GALHER PLERËS. SE AI DO LYLIN QË TË MBAJ NË POLITIK FATMIR JEVGJIT MEDIUN QË KA DUART ME XHAK E KA ELRKTORAT 10 VETA. SPO DASH FAQORRN 1 DOPJO ME JAHU ME PAÇE DERRI QË KA 30 VJET NË POLITIK E E KA NDRITUR TU SHKU SA ME NJË PARTI E SA ME TJETRËN. APO ME IDJOTIN E LER NARD NDOKA ME 7 KLAS SHKOLL. APO ME ANTISHQIPTARIN DULE KOK TULE. PO SKE SHANC O GAHLER PLERA NE SJEMI RUMANIA O NAZIST. PËRPARA POPULLI SHWIPTAR POSHT QENT E SHQIPRIS SI GALEHR PLERA ME SHOK.

    Përgjigju
  • Tullymbaci: 31/07/2020 14:38

    E moj spiropolli, shyqyr qe po vijne zgjedhjet dhe qe u hapen listat...keshtu edhe ti ske me nevoje qe ta quash Skenderbej ate erdoganin tend.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Nga Vermoshi në Borsh, Rama: Kantiere ndërtimi që prodhojnë e ofrojnë atraksione turistike (FOTO)