Zëdhënësja e Olldashit, Arminda
Qylafku, relaksohet në Dubai

Zëdhënësja e Olldashit, Arminda <br />Qylafku, relaksohet në Dubai
Drejtoresha e përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në ministrinë e Punëve publike e Transportit, njëkohësisht zëdhënëse e titullarit Sokol Olldashi, Arminda Qylafku, duket se ka shijuar ditët e saj më të bukura, në plazhet e Dubait.



Kohë, në të cilën në Tiranë dhe në kampet politike ziejnë debatet për listat e zgjedhjeve dhe cili kah politik do të marrë më shumë vota. Arminda ka menduar pikërisht se si të relaksohet. Ajo duket shumë e kënaqur nga pushimet e saj, teksa i shijon në një nga vendet më të bukura me det dhe diell.



Në fotot e publikuara nga ne ajo shfaqet e veshur me një fustan të hollë, ngjyrë të bardhë, tejet i shkurtër, teksa qëndron e mbështetur në një jaht për shtatë pale qejfe, ku të bie në sy një panoramë tepër e bukur dhe relaksuese.



Pasi ka kaluar ditë të bukura, Arminda nuk ka ngurruar që të gjitha fotot e bëra t’i publikojë në një nga rrjetet e saj sociale, ku shkruan: “I love Dubai”. E kush nuk do ta donte Dubain në këtë vrull punësh dhe këto ditë të ftohta?!



Ajo çka vërehet tjetër në fotot e bukuroshes, e cila po i lejon vetes të shijojë ca ditë relaksi, është se ajo nuk ka harruar edhe të tregojë se sa shumë është e lidhur me Partinë Demokratike. Ajo ka treguar që është një demokrate e flaktë, duke ngritur dy gishtat lart. E si mund të ndodhë ndryshe?!...


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM të gazetës Shqiptarja.com

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza