Zef Mazi në krye, Cakaj: Ngrihet grupi negociator për bisedimet me BE, të mbështetet nga të gjithë

Zef Mazi në krye, Cakaj: Ngrihet grupi negociator për bisedimet me BE, të mbështetet nga të gjithë

Zef Mazi

TIRANE-Tashmë është ngritur grupi negociator i Shqipërisë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në një reagim në facebook.

Ai shprehet se grupi negociator është i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave dhe gëzon integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces.

Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t'i bashkojë të gjithë pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë!” tha Cakaj.

 Kryeministri Edi Rama zbuloi javë ditë më parë se kryenegociatori do të jetë Zef Mazi, por presidenti Ilir Meta në platformën e tij me 14 pika kërkonte që emri të zgjidhej nga këshilli politik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 29/05/2020 18:46

    Zgjedhja e Zef Mazit si kryemegociator eshte nje sinjal i mire per qeverine duke vendisur ne kry diplomatin e karrieres se shkelqyer .Lind pyetja po sikur ne shume sektor te hetes social ekonomike te ushin vendosur njetez te tille ku do ishim sot pas 30 vjetesh xhungel dhe rrumpall.Shtetin e drejtojne te zotet qe te kete progres dhe jo militant qe nuk dine se tabelen e shumezimit .

    Përgjigju
  • Per mendimin Tim: 29/05/2020 17:50

    Duhej zgjedhur Nard Noka figura me shqyer e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet