Zelanda e Re, shpërthen vullkani, 5 të vdekur, 20 të plagosur dhe 27 të zhdukur (VIDEO)

Një vullkan ka shpërthyer në brigjet lindore të ishullit të Zelandës së Re.

Sipas autoriteteve policore, për shkak të shpërthimit, pesë person kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë, 27 persona rezultojnë të zhdukur.

Policia njofton se në kohën e shpërthimit, rreth 50 persona ndodheshin ishin në afërsi të zonës kur ndodhi shpërthimi në ishullin e Bardhë.

Ishulli i Bardhë është rreth 50 km nga bregdeti lindor i ishullit të Veriut dhe flakët e reja e hirtë e vullkanit,  ishin të dukshme nga qindra km larg.

Shumë prej të prekurve nga vullkani mendohet të jenë turistë.

Studiuesit e GeoNet kishin regjistruar lëvizje të moderuara vullkanike në ishull për javë me radhë. Vullkanologu Michael Rosenburg deklaroi se javët e fundit kishte pasur një rritje të gazit të squfurit nga thellësia e malit.

Shpërthimi i fundit i madh daton në vitin vitin 2016. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar