Zelandë e Re, pamje rrënqethëse të çarjes gjigante të tokës/VIDEO

Zelandë e Re, pamje rrënqethëse të çarjes gjigante të tokës/VIDEO

Çarja e tokës në Zelandën e Re

Një gropë gjigante sa gjatësia e dy fushave futbolli dhe sa thellësia e një ndërtese gjashtë katëshe është hapur në një fermë në Tumunui në Zelandën e Re.

Menaxheri i fermës Colin Tremain tha për një televizion lokal se nuk e kuptonte se sa e madhe ishte vrima deri sa e pa atë në dritën e diellit. Ai thotë se zona shpesh ka rrëshqitje për shkak të shkëmbit gëlqeror nën sipërfaqen e tokës.

Vullkanologu i Shkencës i GNS, Brad Scott tha për Newshub se gropa ishte tre herë më e madhe se çdo gjë që ai e kishte parë më parë. Ai thotë se një zgavër nëntokësore duhet të ishte zhvilluar gjatë dekadave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/05/2018 17:53

    Fundi fundi hahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë