Zelensky: Do të propozojmë ndalimin e organizatave fetare

Zelensky: Do të propozojmë ndalimin e organizatave fetare

1669499709_reyertywre.jpeg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret që vendos kufizime në veprimtarinë e Kishës Ortodokse të vendit që ka lidhje me Patriarkanën e Moskës, ky vendim vjen pas dyshimeve për akte spiunazhi nga ana e Kremlinit, raportojnë mediat e huaja.

Para disa muajsh, shërbimet sekrete të Ukrainës nisën një veprim kundër inteligjencës në disa vende të Kishës Ortodokse ukrainase në tre rajone. Bastisjet kishin në shënjestër të paktën tetë objekte fetare të premten me qëllim identifikimin e individëve të dyshuar për minimin e sovranitetit të Ukrainës.

Zelensky tha: “Para së gjithash, Shërbimi Kombëtar dhe Këshilli i Mbrojtjes ka udhëzuar qeverinë t’i propozojë Parlamentit një projektligj për ndalimin e aktiviteteve në Ukrainë të organizatave fetare të lidhura me qendrat e ndikimit të Federatës Ruse”.

Sipas Zelenskyt, Kievi do të vendosë gjithashtu sanksione personale ndaj një numri individësh, me listën që pritet të publikohet në të ardhmen e afërt. Pas nisjes së luftës në Ukrainë, Kisha Ortodokse ukrainase u shkëput nga Patriarkana e Moskës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE marrëveshje për çmimin tavan të naftës ruse: Jo më shumë se 60 dollarë! Kremlini: Gati të flasim edhe me SHBA-të


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi