Zelensky në Francë, nënshkruhen 2 marrëveshje për ndihmë ushtarake për Ukrainën! Me vlerë 650 milionë euro

Zelensky në Francë, nënshkruhen 2 marrëveshje për ndihmë ushtarake për Ukrainën! Me vlerë 650 milionë euro

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar sot një vizitë në Francë, nga ku ka nënshkruar dy marrëveshje me Francën me vlerë 650 milionë euro.

Marrëveshjet u nënshkruan nga dy presidentët, ai francezë Emmanuel Macron dhe ukrainas Volodymyr Zelensky dhe janë në formën e kredive dhe dhuratave për Ukrainën për të mbështetur komunitetet lokale.

Njëra nga dy marrëveshjet parashikon sigurimin e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (Afd) "me fonde të përkohshme prej 400 milionë euro dhe 50 milionë dhurata deri në vitin 2027" për "të zgjasë aktivitetet e saj në Ukrainë, në mbështetje të komuniteteve lokale", sipas medias franceze Elysée.

“Faleminderit Francë”, këto ishin fjalët e para të Volodymyr Zelensky, i cili ishte i pranishëm edhe në senacën e parlamentit francez.

Presidenti ukrainas u prezantua me rreth 200 deputetë të pranishëm, të cilët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën hyrjen e tij në Asamblenë Kombëtare.

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës Yael Braun-Pivet, e prezantoi atë para deputetëve duke e siguruar atë se Franca dhe deputetët e saj janë në anën e Ukrainës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022