Zelensky shpallet ‘Njeriu i Vitit’ nga revista prestigjoze Time

Zelensky shpallet ‘Njeriu i Vitit’ nga revista prestigjoze Time

 

1670420673_lkfd.PNG

Ditën e sotme, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shpallur si “Njeriu i Vitit” për vitin 2022 nga revista amerikane 'Time'.

Që prej fillimit të luftës, Zelensky, 44 vjeç, është quajtur hero nga populli i tij dhe jashtw saj, raportojnë mediat e huaja.

Zelensky mundi kandidatët e tjerë duke përfshirë presidentin kinez Xi Jinping, politikanin amerikan Liz Cheney dhe miliardierin MacKenzie Scott.

Revista i’a dha këtë çmimi për arsye se ai ka pasur ndikimin më të madh global gjatë 12 muajve të fundit, raportojnë mediat e huaja.

Para dy ditësh, Zelensky gjithashtu u shpall si “Njeriu i Vitit” në gazetën britanike Financial Times, e cila i kushtoi presidentit ukrainas një artikull të gjatë.

Ai gjithashtu gjatë vitit të kaluar, u cilësua si një simbol i sfidës dhe demokracisë, ndërkohë që ai vazhdon të udhëheqë kombin përmes sulmeve të paprovokuara të Rusisë ndaj Ukrainës.

 “Personi i parë i vitit” ishte në vitin 1927 aviatori amerikan Charles Lindbergh, të cilit iu dha titulli pasi bëri fluturimin e parë transatlantik pa ndalesë nga Nju Jorku në Paris.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum