
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për bombardimin e digës në Kherson.Ai ka thënë se forcat ruse hodhën në erë digën nga brenda strukturës
Lidhur me këtë ngjarje, mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka urdhëruar një mbledhje urgjente për trajtimin e situatës.
“Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vendosi të mbajë një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës në lidhje me shpërthimin e digës së rezervuarit të Kakhovës”, tha sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.
Në një postim në Telegram, Zelensky tha se sulmi u nis në orën 2:50 të mëngjesit të sotëm dhe shkaktoi përmbytje që preku rreth 80 vendbanime.
“Terroristët rusë kryen një shpërthim të brendshëm të mekanizmave të Hidrocentralit Kakhovka. Janë urdhëruar evakuimet nga zonat e rrezikuara dhe të gjitha qytetet dhe lokalitetet e furnizuara me ujë nga rezervuari i Kakhovkës janë furnizuar me ujë të pijshëm”, ka shkruar Zelensky.
Diga Nova Kakhova u dëmtua nga sulmi, duke çuar në përmbytje në zonë. Ai u bëri thirrje njerëzve në disa pjesë të qytetit të largohen nga shtëpitë e tyre.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shkatërrohet diga afër Kherson, përmbytje masive, evakuohen banorët! Kuleba: Mijëra civilë në rrezik! Zelensky: Rusia nuk na ndal dot
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
56.6%
-
Kurti
37.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 1460
Lajme të tjera
-
Varshava dhe Kievi bien dakord për eksportin e drithërave
4 Tetor, 09:14
-
Lufta/ Zelensky fton Papa Françeskun në Ukrainë: Do të isha i lumtur nëse ai do të vinte
4 Tetor, 09:10
-
Përdhunuan nënën ukrainase në sy të bashkëshortit, Kievi akuzon dy snajperistët rusë për aktin barbar
4 Tetor, 09:07
-
Të shërbesh nën rrethim: Ukrainasi që furnizon frontin e atdheut
3 Tetor, 11:31
-
Zhvlerësohet sërish valuta ruse
3 Tetor, 10:46
-
Lufta/ Pentagoni në Kongres: Po na mbarojnë fondet për Kievin! Biden: S’ndalemi dot, Ukraina duhet financuar
3 Tetor, 07:27
-
Diplomatët e Bashkimit Evropian takohen në Kiev për të mbështetur Ukrainën
2 Tetor, 16:47
-
Lufta/ 27 Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen në Kiev! Tajani për Zelensky: Italia po punon për paketën e 8 të armëve! Borrell: Fondi i ri 5 miliardë, ne mbështesim planin e paqes të Kievit
2 Tetor, 06:56
-
Biden: Nuk do ta braktisim Ukrainën
1 Tetor, 19:19
-
Ukraina njofton se ka rrëzuar 16 dronë rusë
1 Tetor, 18:59
-
Sunak: Nuk ka plane të afërta për dërgimin e trupave britanike në Ukrainë
1 Tetor, 16:00
-
Lufta/ Medvedev: Instruktorët britanikë dhe fabrikat gjermane objektiva ligjore! Inteligjenca Britanike: Moska rrit shpenzimet ushtarake, përgatitet për një luftë të gjatë
1 Tetor, 09:17