Zgjatet fasha orarit deri në 17:30! 90 minuta për pazare, në fundjavë ndalim qarkullimi nga e premtja në të hënë

Zgjatet fasha orarit deri në 17:30! 90 minuta për pazare, në fundjavë ndalim qarkullimi nga e premtja në të hënë

Tregu i Kombinatit

Duke filluar nga kjo e hënë e deri në një urdhër të dytë zgjatet fasha e orarit për mbajtjen hapur të bizneseve të lejuar gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga koronavirusi. Bizneset do të qëndrojnë të hapura nga ora 05:00 deri me 17:30, ndërsa zgjatet dhe orari i qytetarëve për të bërë pazaret dhe kryer aktivitet e nevojshme.

Orari i lejuar për të lëvizur me leje vetëm një person brenda familjes për 90 minuta do të jetë brenda kësaj fashe orari nga 05:00 deri në 17:30. Këto ndryshme të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë janë paralajmëruar më herët dhe nga kryeministri Rama.

"Lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën orare 05:00-17:30, duke filluar nga dita e hënë 13.04.2020, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare. Hyrja në aktivitete e përcaktuara lejohen vetëm për një person të autorizuar, për çdo familje për kryerjen e shpenzimeve familjare ditore. Autorizimi do të jetë vetëm një herë në ditë dhe do të ketë një afat prej 90 minutash gjatë fashës orare 05:00 deri në 17:30", shkruhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo që bie në sy është zgjatja e ndalim qarkullimit të qytetarëve dhe çdo lloj mjeti në fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00 deri në një urdhër të dytë

Gjatë kësaj fashe orari në fundjavë nuk do të lejohet ansjë lloj biznesi hapur, as farmacitë, marketet apo bizneset e tjera që lejohen të hapura gjatë javës nga ora 05:00-17:30. Përjashtim nga urdhri bëjnë vetëm transporti i mallrave, policia, urgjenca, mediat dhe shërbimet delivery.

"Kufizim lëvizje në të gjitha qendrat urbane në Shqipëri për të gjitha kategoritë, këmbësor, biçikleta, ciklomotor, motomjete dhe mjete dhe ndalim ofrimi të shërbimeve për qytetarët nga aktivitete e lejuara, çdo fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill, nga ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00. Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave, policia e shtetit, forcat e armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe kompanitë mediatike dhe shërbimet delivery", shkruhet në vendim.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura. Masa lehtësuese, do të shoqërohen me ndëshkime më të ashpra, për të cilat qeveria ka paralajmëruar ndryshime të kodit penal dhe rrugor.

Por cilat biznese do të lejohen hapur dhe cilat do të mbyllen? Qeveria ka publikuar në vendimin e 20 marsit të gjitha bizneset që lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre dhe në fashën e ri të orarit 05:00 me 17:30.  Punonjësit e këtyre aktiviteteve do të lejohen të qarkullojnë vetëm në itinerarin shtëpi – punë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 13/04/2020 16:03

    Fasha orarit deri ore 13.00 Krijoi me shume konfuzion ne mos mbajtjen e distances.Qytetaret duhet te jene te lire te dalin per nevojat e tyre vetem duke ruajtur distancen ora 17.30 eshte e mjaftueshme pensionistet e vetmuar duhet te kene fashon e orarit per nevojat e tyre se edhe ne burg nuk te lene pa ngrene

    Përgjigju
  • Hahaha: 13/04/2020 11:39

    Metodë kinez ky me ato pikat

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 13/04/2020 09:52

    Po pse ankoheni o popull? Naltmadhnia jua ka plotsu kushtet: po ju jep para pa hesap! Ju vetem paguni,paguni,paguni!Po nuk pagut:GJOB-BURG!Po dolet pa lejeGJOB-BURG!(Ndrysho puna po vrat,vodhet,mashtrut! Jo burg por ne liri se burgjet na duhen per kriminelet e rrezikshem qe dalin pa leje per me ble buke ose qofte me shmpi pak kembet)pastaj ai vet tha kjo do te jet hera e fundit dmth hera fundit qe dilni dhe te shtunen!

    Përgjigju
  • Faisbe: 13/04/2020 09:37

    Ky mulliri Belshit,seç ka barrë shume, Te lutem Osman,radhën e kam unë. ........................................Te shelgjet vajtus janë lidhur gomerët, Të lutem Osman shko preju litarët. ........ Kjo këngë kendohej nè Belsh-Elbasan në vitet '60 të shek XX. Është aktuale ......

    Përgjigju
  • Ndalim qarkullim: 13/04/2020 08:48

    Po sikur kjo e djela ishte e fundit qe do mbyllej cdo gje. Prap i njejti avaz?

    Përgjigju
  • Vlora: 13/04/2020 08:22

    the qe kjo fudjave ishte e fundit bllokumj.... pupupu mashtrim dhebketu... leri ore njerzit tedaljn.. pseeee virusi fle gjume ter javen dhe ne fundjave del xhiro per te infektuar... boll me se na merzite

    Përgjigju
  • loni: 13/04/2020 08:17

    ky mjeshtri e filloi nga pak e duke ja shternguar litarin miletit dhe prap mileti nuk ndihet.

    Përgjigju
  • suela: 13/04/2020 07:45

    Te gjatit i paska ikur mendja keq fare.O njeri hape si tere europa dhe mos modifiko shifrat si te doj qejfi.Lere hapur me fash oraresh dhe distance.Ca po mat termometrin e pupullit ti tani.Skizofren

    Përgjigju
    • X vjeshten: 13/04/2020 10:35

      Lapanjozat si puna jote jane raca me e keqe qe ka nxjer ky popull.po ku e di ti si i kane hallet njerezit?Po shko meru me hallet e tua e mos i trgo njerezve ca bejne apo jo.Jeni ata qe iken qe ketu se skishit bythe te benit jeten e veshtire qe ofron ky vend e na jepni mend tani.Rri aty te halja ku je e jepi mend atyre.Ketu te ne luftohet per nja cape buke.Me mire te vdesesh nga virusi se nga te ahofesh te dashurit e tu mos te ken per te ngrrne

    • Luesa: 13/04/2020 10:29

      Ne cilin vend te botes pensionistit nuk i lejohet te shkoj ne farmaci, te psonisi apo te hedhi plehrat?! Ne Itali ka fasha orare?! Ciao Suela

    • vjeshta: 13/04/2020 10:13

      Suela, cila Evropë e ka hapur?! Ku jeton ti? Është lojë me jetën, o njerëz,nuk arrini ta kuptoni? Edhe një i ri që ka sitemin mbrojtës të dobët mund të vdesë. Në fund fare shqipot qahen vetëm se u është hequr e drejta e kafesë. Se në punë nuk shkon njeri.

  • Koco: 13/04/2020 07:44

    Nuk e di si ka mundesi kete fundjave kemi pare shume njerez qe kan ardhur ne Himare, nga Tirana, Vlora, Fieri si ka mundesi z.Kryeminister? Kush I lejoni ata, pse nuk funksionon shtetrethimi? Policia e Himares nuk funksionon per ti ndaluar ata persona qe vijn me makine nga qytete te tjera? si ka mundesi plazhet e Himares te ishin plot dje? Z. KRYEMINISTER mer masa sepse do vdesin shume njerez moshe e madhe. Eshte dhe nje thirje per gazetaret te bejn nje reportazh

    Përgjigju
    • Rimi: 13/04/2020 10:29

      Aloalo, fale mentalitetit prej deleje si kjo qe ke ti ndrnjti ne pushtet enver hixha 50 vjet.Ti do jesh nga ata qe spinujne dhe vllain.

    • alo alo: 13/04/2020 10:03

      Po i dhimbsen njerëzit se njeri është edhe vet, qelbësirave si puna jote nuk i dhimbset njeriu. I quan njerëzit spiuna ti legen, copë mitingjashi. Tutje se qelbët Shqipërinë ju militantat..

    • Koco pordha: 13/04/2020 08:52

      Po ty te dhimsen njerezit se kush vdes e kush jo shiko hallin tend mos dil na shpia hall i madh na myten spiunat

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin