Situata e COVID/ Zgjatet leja e qëndrimit të punëtorëve sezonalë në Greqi me 90 ditë

Situata e COVID/ Zgjatet leja e qëndrimit të punëtorëve sezonalë në Greqi me 90 ditë

Foto ilustruese

Leja e qëndrimit të punëtorëve sezonalë në Greqi është zgjatur me 90 ditë për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, i konsultuar me ministrin e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Maki Voridis është vendosur me qëllimin e  zgjidhjes së çështjeve prej COVID-19 dhe për thjeshtësimin e procedurave për në pronat bujqësore.

Sipas mediave greke, kuadri ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ rinovon deri në 90 ditë të drejtën e qëndrimit të punonjësve sezonalë.

Për të përfituar nga shtesa, nga palët e interesuara kërkohet të paraqesin një kërkesë përkatëse tek autoritetet kompetente bashkw me një deklaratë të punëdhënësit që do t'i punësojë ata.

Kjo ndërhyrje vjen për të përmbushur nevojat e fermerëve grekë për fuqi punëtore dhe për sigurimin e vazhdimit të qetë të procesit të prodhimit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930