Zgjatet me 5 vite moratoriumi i ndalimit të gjuetisë! PD kundër: Privoni pasionin e gjuetarëve! Ministria e mjedisit: 42 mijë shpendë më shumë se në 2018

Opozita u shpreh kundër shtyrjes së moratoriumit të gjuetisë për një afat tjetër 5-vjeçar, duke argumentuar se nuk duhet të privohet pasioni i gjuetisë. Përgjigjen ua dha zëvendësministrja e Arsimit duke radhitur faktorët pozitivë të shtimit të faunës së egër por edhe rritjen e vizitorëve në zonat e mbrojtja. Projektligji kaloi në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës.

Edhe për 5 vite të tjera gjuetia e faunës së egër do të jetë e ndaluar në të gjithë vendin.  Projektligji për shtyrjen e moratoriumit u miratua në Komisionin parlamentar Ekonomisë, pa dakordësinë e opozitës e cila me argumentin se dy moratoriumet e para me afat 7 vjet nuk kanë dhënë rezultate.

“Po privoni gjuetarët për zhvillimin e pasionit të tyre, ndërkohë në Shkodër po gjuhet me gjenerator. Gjuetarët kanë kërkuar rishikim të ligjit dhe pezullim të moratoriumit të gjuetisë. Pse nuk kanë një përgjigje?”, tha Koliqi.

“Nuk ka logjikë që moratoriumi i gjuetisë të zgjasë 12 vite. A keni dhënë leje për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, leje mjedisore”,

Këto shqetësime sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nuk qëndrojnë pasi moratoriumi ka shtuar faunën e egër në vend, por nuk mohoi faktin që gjuetia e paligjshme vijon.  Skeptik për këtë shtyrje ishin dhe deputetët e mazhorancës të cilët thanë se inspektorët kanë dështuar në zbatimin e moratoriumit.

Ministria e Turizmit thotë se moratoriumi ka ndikuar pozitivisht në buxhetin e shtetit, refektuar me rritje deri në 30% të vizitorëve në zonat e mbrojtura.

Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisi, Xhembulla ndër risitë e projektligjit përmendi përcaktimin e  institucioneve përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të moratoriumit.  Znj. Xhembulla nënvizoi më tej se moratoriumi 5-vjeçar parashikohet të shërbejë për rimëkëmbjen e popullatave në të gjitha llojet e shpendëve, duke krijuar mundësinë për një pasurim të ndjeshëm të bio-diversitetit në Shqipëri, por dhe një rritje të plotë të eko-turizmit që lidhet me aktivitete të tilla si: vizitorët vrojtues të shpendëve apo turet që lidhen me dashamirësit e natyrës dhe mjedisit.

Deputetja Antoneta Dhima në cilësinë e relatores vlerësoi rëndësinë e nismës në pasurimin e biodiversitetit në vendit tonë dhe efektet e moratoriumeve të deritanishme në pasurimin e faunës së egër, objekt gjuetie. Më tej znj. Dhima sqaroi përcaktimet e bëra në ligj, lidhur me institucionet përgjegjëse për zbatimin e moratoriumit, masat e gjobave, rastet kur do të lejohet gjuetia, etj.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/05/2022 23:44

    Nuk mund te quhet pasion marrja e jetes se nje qenie te gjalle.Moratoriumi jo vetem duhet zgjatur,por do te ishte me mire te ashpersohej dhe me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?



×

Lajmi i fundit

John

Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen, por nuk do të na shkatërrojë