Zgjatet në 3 vjet afati i hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri! Shtyhet edhe leja për afganët

Zgjatet në 3 vjet afati i hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri! Shtyhet edhe leja për afganët

Këshilli i Ministrave vendosi sot të zgjasë me 3 vjet afatin e hyrjes dhe qëndrimit në Shqipëri të shtetasve të Ukrainës.

Në vendim thuhet se “Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi“… 2 (dy) vjet…” zëvendësohet me “… 3 (tre) vjet…”.

Edhe shtetasve ukrainas që ndodhen në Shqipëri sipas vendimi të Këshillit të Ministrave u shtyhet qëndrimi deri në datën 17 shtator 2024.

"Në vendimin e qeverisë për një shtesë në vendimin “Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve ukrainas, personave pa shtetësi  dhe personave që kanë fituar mbrojtje ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrimtë përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë,si dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare” të ndryshuar, thuhet se, pas pikës 3/2, të vendimit nr.173, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve ukrainas, personave pa shtetësi dhe personave që kanë fituar mbrojtje ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, si dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”, të ndryshuar, shtohet pika 3/3, me këtë përmbajtje:

“3/3. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 3/2 të këtij vendimi, personave që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë u shtyhet qëndrimi deri në datën 17.9.2024.”.

Gjithashtu qeveria vendosi që edhe shtetasve afganë që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë u shtyhet qëndrimi deri në datën 24.8.2024.

"“Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm  ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”, të ndryshuar, thuhet se pas pikës 2/2, të vendimit nr.501, datë 25.8.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, dhe për krijimin e taskforcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”, të ndryshuar, shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje: “2/3. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2/2, të këtij vendimi, personave që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë u shtyhet qëndrimi deri në datën 24.8.2024.”.

B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor