Zgjatja e krizës, Banka e Shqipërisë: Mos rrisni kostot për bankat! Zv/guvernatorja: Po mbajnë barrë të madhe në pandemi

E ardhmja e ekonomisë është e pasigurt si pasojë e pandemisë, për këtë arsye dhe hapat që do të ndërmerren nga qeveria duhet të jenë të kujdesshëm. Bankat janë ato që kanë mbajtur një pjesë të përgjegjësisë për të kaluar barrën e krizës, por për zëvendësguvernatoren e parë Luljeta Minxhozi, nuk duhet që ngarkojmë me kosto të tjera shtesë bankat.

“Autoritetet fiskale të ekonomive të tregjeve në zhvillim duhet të jenë të kujdesshme lidhur me nevojën për të ruajtur besueshmërinë e tregjeve në qëndrueshmërinë e financave të tyre. Politikat financiare dhe makroprudenciale duhet të shmangin  tundimin për të zhvendosur një pjesë gjithnjë në rritje të kostos në bilancet e bankave. Stabiliteti financiar dhe një sektor bankar i qëndrueshëm janë parësorë për një rritje ekonomike afatgjatë”, u shpreh zëvendësguvernatorja e parë Minxhozi.

Këtë deklaratë zëvendësguvernatorja e bëri në konferencën virtuale të organizuar nga banka në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike të Londrës me temë: “COVID-19 Impakti në ekonomi dhe politikat e bankës qendrore

“Ndërsa pjesa më e madhe e skenarëve bazë ekonomikë mbeten pozitivë, është e qartë se rigjallërimi ekonomik global i vazhdueshëm mbetet i brishtë. Sfidat ndaj politikës janë ende të pranishme, si në periudhën afatshkurtër ashtu dhe në atë afatmesme e afatgjatë”, deklaroi Minxhozi.

E pranishme në konferencë ishte edhe ministrja e Financave Anila Denaj e cila theksoi rëndësinë që kanë pasur paketat e qeverisë.

“Objektivi madhor për të mbështetur qytetarët dhe hapja ndaj qasjeve të reja, na kanë ndihmuar në përballimin e kësaj situate të vështirë. Niveli i lartë i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Bankës Qendrore ka qenë kyçe për të adresuar nevojat në këtë situatë emergjente. Viti i ardhshëm është sfida e vërtetë për ne, pasi  askush nuk mund të parashikojë efektet përfundimtare të pandemisë”, u shpreh Ministrja.

Nga ana tjetër Minxhozi ka prezantuar masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për përballimin e krizës, teksa shtoi se janë të gatshëm të marrin masa të tjera shtesë në varësi të situatës.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim

Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim