Zgjedhjet 2021, Kulluri: Nëse PD zgjedhjë të bojkotojë zgjedhjet për hapjen e listave 100% dhe heqjen e pragut 3%, unë do t'i mbështes

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, një prej kritikëve të Lulzim Bashës është shprehur në emisionin Repolitix mbrëmjen e sotme se do të jetë në mbështetje të opozitës nëse ata vendosin sërish për djegien e mandateve.

Ai tha se e vetmja mënyrë për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme është zhbllokimi i mekanizmit për mbylljen e listave dhe heqja e pragut 3%.

"Ne duhet të kuptojmë se me çfarë sistemi do të shkojmë. Nëse zhbllokohet mekanizmi i mbylljes së listave dhe hiqet pragu 3 % besoj që do të shkojmë në zgjedhje normale dhe demokratike. Përndryshe zgjedhje nuk do të ketë. Nëse PD nesër vendos të dalë në shesh dhe deri të kërcënojë me bojkot të zgjedhjeve mua do të më ketë në krah për këtë çështje sepse është parimore. Nëse do hapen rregullat e lojës këtu do të ketë garë politike. Partitë e vogla kanë hyrë në parlament. Situata që ne jemi sot është e paprecedentë pasi nuk ka pasur kurrë pakënaqësi për të dy palët. unë kam 20 vite në politik dhe nuk mbaj mend këtë situatë të tillë që në sondazhe mbi 65 përqind e shqiptarëve nuk duan elitën politike të sotme. Ka një pakënaqësi të madhe sot sepse performojnë njësoj dhe janë të dy bashkë" - tha Kulluri.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar