Zgjedhjet 2025, Duka në Report Tv: Nëse hapen listat, jo aleancë me PD! S’kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me Metën! Kulluri: S’ka shanse për bashkëpunim me Berishën

Partia Agrare Ambintaliste dhe partia ‘Djathtas 1992’ janë shprehur kundër një bashkëpunimit me PD për zgjedhjet e 2025, sa kohë që në krye të saj qëndron Sali Berisha.

Kjo është bërë me dije nga kryetari i PAA Agron Duka, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Duka tha se nëse listat do të hapen atëherë PAA nuk do të hyjë në koalicion me PD.

‘Kodi zgjedhor aktual është një kod absurd, sepse 1 të 3 e listave janë të mbyllura. Nëse listat hapen absolutisht nuk kemi si të hyjmë me një parti të madhe, do të hyjmë në një sigël tjetër ose në aleancë me parti të tjera”, tha ai.

Edhe themeluesi i ‘Djathtas 1912’ Edvin Kulluri, ishte në të njëjtën linjë me Dukën. Ai tha se bashkëpunim mund të kenë me partitë e tjera, përveç PD, sa kohë që në krye të saj është Berisha.

‘Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me parti që duan lista të hapura, mbështetje të pakufizuar për drejtësinë dhe orientimin properëndimor të Shqipërisë. Ne jemi me një profil më të qartë nga të gjitha partitë e tjera. Ne shohim të pamundur një koalicion me PD, sepse ata kanë në krye Berishën dhe për ne kjo është e papranueshme. Ne jemi që sot të bëjmë koalicion me PD nëse nuk është Berisha kandidatë për kryeministër”, tha ai.

Ndër të tjera, Duka u ndal edhe tek marrëdhënia me kreun e PL Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg. Ai tha se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira me të.

“Nuk kam pasur raporte të mira personale asnjëherë me të. Ne kemi pasur marrëdhënie me hope. Nuk ka lënë shije të mirë mënyra e arrestimit të tij, jo sepse ishte Meta por sepse ishte një njeri ish-kryeministër, -ish kryetra kuvendi, ish-president, do ishte e mira që të ishte bërë në një mënyrë tjetër”, tha ai.

Duka tha se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, por nuk do të largohet nga posti i kryetarit të PAA.

‘Unë e kam deklaruar këtë prej një viti. Unë gjykojë që ne duhet që të japim një shembull pozitiv, njerëzit që kanë shumë vite ta mbështesin politikën, por të mos jenë anëtarë të parlamentit sepse ka shumë të rinj që nuk gjejnë hapësira. Do të jem kryetar i partisë, por s’do të kandidojë për deputet”, tha ai.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend